INTERVISTA/Alfred Moisiu: Presidenti Topi duhet të jetë më kritik. Në shqipëri nuk respektohet vota
Flet ish-presidenti i Republikes, Alfred Moisu.
Nga Vjola Murati/ Fokus TV
Pas zgjedhjeve te 8 majit ,gjendja eshte prezantuar kaotike kudo ne Shqiperi, ju çmendim keni ne lidhje me kete?
Une kam folur disa here per kete problem dhe me thene te drejten, personalisht jam i pakenaqur sesi u administrua vota e qytetareve shqiptare dhe veçanerisht flas per Tiranen, se ne vende te tjera nuk pati probleme. Dua te them kete, qe te gjithe kishim shprese se keto zgjedhje do shenonin nje kapercim te ylberit, ne kuptimin qe do kishim zgjedhje realisht te pranuara, si nga qytetaret dhe nga nderkombetaret. Ishte moment i nje fillimi, nje ere te re, nje periudhe te re te zgjedhjeve ne Shqiperi, me qellim qe ti tregonim vetes dhe botes qe ne dime te bejme zgjedhje. Ne fakt, ne dime te bejme zgjedhje, se kemi bere zgjedhje te mira, jo te keqija, qe ne vitet 1991 / 1992. Kjo politike aktuale, per mendimin tim ndoqi nje menyre jo te drejte, jo te ndershme per te fituar me çdo kush. Sigurisht, qellimi politik eshte fitorja, por aman ka ca rregulla, ka ca norma, ka nje kod zgjedhor, ka nje moral politika. Ne momentin qe ti i shtyp te gjitha keto dhe po i shkele keto norma, keto rregulla, konkluzioni eshte i tille qe nuk vlen me per ta realizuar ate qellim te madh qe donim te benim zgjedhje te mira, por krijon nje pershtypje qe nuk di si do shkojne zgjedhjet e tjera,dhe kjo eshte pikepyetja me e madhe.
Eshte shprehur vullneti i lire i qytetareve ne keto zgjedhje lokale?
Qytetaret e shprehen vullnetin e tyre, por puna eshte si votuan, si politikanet e kane perdorur kete vote. Po bej nje paragonizem te kohes se diktatures, duke permendur kohen e Stalinit, i cili thoshte :- Populli voton dhe ne numerojme , per fat te keq tonin dhe ironi te fatit, tek ne nuk ndodhi keshtu, se populli voton dhe ne numerojme sipas interesit.
Ne kushte te tilla ju jeni per zgjedhje te parakohshme apo duhen pritur zgjedhjet ne 2013?
Po, une jam shprehur per zgjedhje te parakohshme, eshte e vertete.
Pse kam arritur une personalisht ne kete konkluzion? Per te vetmin fakt se besimi midis partive politike ka shkuar ne fund, por jo vetem kaq. Ehe populli ka humbur besimin e tij tek poltika. Pra, kjo situate te obligon te marresh nje veprim te tille, qe te freskohen gjerat dhe zgjedhjet e parakohshme mund ta benin kete gje. Vetem se ka nje gje
Sa jemi gati ne per ti bere keto zgjedhje? Ne kuptimin e kodit, te masave te tjera, pasi te futesh ne zgjedhje te papergatitur mund te ndodh siç ndodhi ne 8 maj. Ju e dini qe une, se bashku me presidentin Meidani, kemi ndermarre krijimin e nje forumi civil 2010, me nje grup intetlektualesh te ndryshem, qe punuan per ti sugjeruar politikes shqiptare hapat me te mira qe si duhet vepruar per zgjidhjen e problematikave te ndryshme dhe ne po kete kuader dhame dhe disa sugjerime para zgjedhjeve te 8 majit, per disa rregullime te vogla qe duhet te ishin bere. Per fat te keq, e them dhe e perseris, politika shqiptare nuk i perkrahu, nuk i mbeshteti keto veprime tonat dhe. Njekohesisht nderkombetaret nuk i vleresuan, gje qe une e kam shprehur me ta dhe ne takime personale, private. Ne menduam se nese do ishin bere disa rregullime, mbase nuk do te ndodhnin keto qe ndodhen. Pse e them kete? Te ne vepron shume parimi makiavelist, qe nuk ka rendesi menyra si zhvillohen zgjedhjet, ka rendesi rezultati. Dhe, duke ndjekur kete parim, e kemi te veshtire te arrijme ate duam te arrijme.
E mendoni te drejte qendrimin e PS dhe betejen e ashper qe ka zhvilluar ne keto muaji?
Problemi eshte ketu, qe çdo parti punon per te pasur strategji te saj, ne kushtet e saj dhe une nuk e kam zakon dhe nuk dua te interferoj, si te thuash ne perzgjedhjet dhe strategjite qe vendos te beje çdo parti, çdo force politke, per arritjen e qellimit dhe objektivave te saj.
Kane qene te shpeshta takimet mes jush dhe presidentit actual, z.Topi. Cili ka qene qellimi i ketyre takimeve?
Takimi yne ne radhe te pare ka qene per te mbeshtetur presidentin actual, si figura poltike numer 1 kushtetuese ne vendin tone dhe per ti dhene atij mbeshtetje solidare, si dy ish president, une dhe Meidani. Kjo, pasi ne kemi qene vertet ne krye te shteti per 5 vite me radhe, por jemi dhe qytetare te ketij vendi, ketu kemi lindur dhe kemi do mbetemi, kemi femijet, niperit dhe sigurisht qe jemi te shqetesuar dhe duam qe ky vend te behet sa me i mire. Ne kemi qene para te tjereve, ne 1992 kemi qene te paret qe hodhem hapat e pare per delegimin ne NATO dhe BE dhe kishim bere goxha perparime. Jane ndodhite e 1997 qe frenuan ecjen tone perpara. E keqja jone eshte se nuk nxjerrim mesime nga ato gabime, por vazhdojme me kembengulje, pavaresisht se çfare ndodh dhe si ndodh, te arrijme ato qe duam, gje qe bie ndesh me interesin e pergjithshem te vendit.
Duke u referuar ne eksperiencen juaj si president i Shqiperise, cila eshte keshilla mund ti jepni presidentit aktual?
Une nuk kam preferuar ti jap keshilla pasardheseve te mi, sepse nuk eshte ne perputhje me karakterin tim. Ai qe e ka ne kurriz, ai e ndjene se çfare duhet bere, sepse asnje situate nuk i ngjan tjetres. Une kam pervojen time, siç ka pas dhe presidenti Meidani dhe presidenti Topi, qe eshte presidenti actual. Sigurisht, ne mendojme qe kushtetuta, pavaresisht nderhyrjeve ne te te gabuara, madje shume ta gabuara, ka kusht qe presidenti te beje nje politike me kritike, me te qendrueshme ndaj disa politikave te gabuara te politikes shqiptare.
Kane qene te nevojshme ndryshimet ne kushtetute sipas jush?
Une jam shprehur qe atehere, qe kane qene te gabuara dhe pikerisht atehere une kam mbeshtetur dhe LSI-ne, pasi ajo qendroi ne mbrojtje te nje referendumi, qe ato ndryshime te anuloheshin. Jam ende ne keto pozita. Mbeshtes kete qendrim timin dhe me mendimin se duhet korrigjuar dhe nje prej objektivave te forumit tone, eshte pikerisht ky, qe kushtetuta duhet rregulluar, duhet bere nje reforme ne kushtetute ne shume drejtime, edhe ne drejtim te zgjedhjes se presidenti. Une jam per zgjedhje te presidentit nga populli, sepse praktika po tregon qe ne kemi shume perplasje te brendshme politike. Nuk e quaj as te ndershme dhe as te hijshme, madje si shqiptar nuk me vjen mire qe te vijne te huajet dhe te na mesojne neve si te bejme Shqiperine. Nuk shkon kjo, ne jemi shqiptare dhe politika shqiptare duhet te dije te gjeje rrugen dhe menyren. Eshte e domosdoshme te kemi nje president me kompetenca me te forta, me te plota, jo nje rutine presidenciale, por te jete nje arbiter. Nga pervoja ime ne 2007 u shfaq nje problem analog me kete qe ndodhi tani. Ne kishim rrezik te shkonim ose te rreshqisnim ne pellgun e nje shteti te deshtuar, sepse spo benim dot zgjedhjet, sepse mazhoranca kishte nje mendim, opozita nje tjeter. Ne kushte te tilla u detyrova ti mbledh forcat politke ne presidence me shume se 24 ore, i ushqeva bashke me mua, aty kemi ndenjur gjithe naten deri sa arritem ne ato konkluzione qe duheshin. Ishte ai takim ne te cilin u firmos marreveshja mes forcave poltike. Ishte pikerisht ai takim ne te cilin une u detyrova te shkel mbi integritetin tim dhe zgjodha me mire kete se sa te shkelja Shqiperine, me mire kete se sa te turperohej Shqiperia, duke beret e mundur hyrjen e saj ne zgjedhje mese normale. Nuk pati problematika, fare absolutisht. E permenda kete shembull per te evidentuar dhe vene ne du