E Diel, 1 Nëntor 2026

INTERVISTA/ Ambasadori hollandez: Më vret fakti kur të rinjtë më thonë se sdalim në protestë se na vrasin si më 21 janar

Share

Ambasadori hollandez thotë se e impresionon Edi Rama si politikan jotradicional. Dhe vlerëson shumë atë që ka bërë për Tiranën. Unë gjithashtu do kisha imagjinuar që tani ka ardhur koha për të dhe Partinë Socialiste, për tu bërë më të rëndësishëm se ne zgjedhjet e vitit 2009, apo zgjedhjet e vjetshme në Tiranë

Bisedoi: Rudina Xhunga

Shqip

Një tjetër ambasador në largim, ambasadori hollandez Henk van den Dool flet pa dorashka në Shqip me Rudina Xhungën. E nis duke thënë se është i pazakontë trajtimi që i bëjnë shqiptarët ambasadorëve. Thotë se ndryshe nga sa ndodh në Hollandë, shqiptarët paguajnë taksa dhe nuk marrin asgjë në këmbim. Lëshon akuza të ashpra për mënyrën se si u vodh mandati për kryebashkiak në Tiranë. Thekson se Kodi Zgjedhor është një libër i trashë, ndryshe nga sa ndodh në Hollandë, ku rregullat janë të pakta dhe të qarta. Deklaron se kaq shumë nene të japin mundësi për manipulim.

Ambasadori thotë se procesi i zgjedhjes së presidentit nuk ishte aspak gjithëpërfshirës dhe nuk respektoi shpirtin e Kushtetutës. Nanon e quan një hije të së shkuarës që erdhi nga Vjena për tu bërë president, por që nuk e mbështeti kush.

Ambasadori vlerëson partitë e reja që kanë dalë në skenën politike dhe shton se mund të hyjnë në parlament pasi kanë mbështetje tek votuesit.

Në fund shpreh trishtim për faktin se të rinjtë i thonë se nuk protestojnë dot pasi do vriten si më 21 janar. Por rezervon edhe një kritikë për kujtesën e shqiptarëve.

Do ju tregoj një histori. Kur u bëra ambasador, kalova javët e para në hotel në Tiranë dhe në dhomën time shikoja televizionet shqiptare. Një ditë po shikoja televizor dhe kuptova se çfarë i kishte ndodhur z. Kosta Trebicka, i cili u gjend i vdekur në një pjesë të Shqipërisë, larg makinës së tij. Kur e pashë këtë, reagimi im i parë ishte oh, kjo ngjarje do më mbajë të angazhuar si ambasador për dy vitet e ardhshme, sepse ishte vërtetë një ngjarje shumë e rëndësishme në sytë e mi. Por ndërkohë, ajo ngjarje u shua për dy javë dhe askush nuk e përmendi më qysh atëherë. Dhe as në atë kohë nuk pati një investigim të besueshëm.

Në Shqip kemi zgjedhur të ftojmë rrallë ambasadorët, por ju jeni nga ata qe flisni shqip dhe është kënaqësi kjo intervistë.

Rudina, unë nuk dua që të bëj asnjë koment për kolegët e mi. Por dua të them diçka. Shqipëria është një vend shumë i veçantë për mënyrën sesi ju na trajtoni ne ndërkombëtarët.

Fakti që unë jam këtu duke dhënë një intervistë për ju, është një gjë shumë e veçantë. Në Shqipëri ju keni tendencën që ti jepni ndërkombëtarëve dhe vëzhguesve të huaj shumë hapësira. Këto katër vitet unë kam pasur kontakte me gazetarë dhe kur kam ndjerë se kam dashur të jap një mesazh, unë gjeja një hapësirë për të thënë atë që doja, qoftë në televizion apo median e shkruar. Dhe kjo është një gjë shumë e pazakontë për vendet e tjera. Kjo gjë të bën një personalitet të njohur deri në pikën, që kur shkoj të shtunave të bëj pazar në supermarket, njerëzit më njohin. Nuk e kam përjetuar këtë gjë në asnjë vend tjetër ku kam shërbyer, përveç Shqipërisë. Nuk mund të them nëse kjo është diçka e mirë apo e keqe, por është diçka me të cilën duhet të mësohesh. Unë jam hollandez dhe ne kemi traditën dhe reputacionin si njerëz të hapur, direktë, të ndershëm, ndonjëherë të vrazhdë në atë që themi, por gjithmonë unë jam përpjekur të jem konstruktiv dhe i besueshëm dhe asnjëherë nuk jam ndjerë i frenuar nga dhënia e intervistave për çështje politike apo jopolitike. Kur iu referohem ndërkombëtarëve të tjerë në Shqipëri, mendoj se gjërat janë të lidhura edhe me personalitetin dhe ndoshta mund të them që është pak a shumë si një restorant. Disa njerëz preferojnë të mos hanë fare nëpër restorante dhe hanë në shtëpi, pastaj ka një grup tjetër që ka dëshirë të shkojë në restorant dhe të bëjnë komente për ushqimin, ka nga ata që kur ftohen në shtëpi, hyjnë në kuzhinë, shohin rrotull dhe bëjnë sugjerime të llojit, këtu do pak më shumë kripë etj, dhe ka nga ata që shkojnë në kuzhinë, marrin lugën dhe fillojnë të trazojnë tenxheren. Unë jam përpjekur dhe shpresoj të bëj pjesë në kategorinë e tretë. Unë nuk e kam problem të shkoj në kuzhinë, të shoh çfarë ka dhe të bëj koment nëse më kërkohet ndonjë këshillë. Megjithatë, nuk kam dëshirë që të ndërhyj.

Në fakt janë shumë ata që na kanë hyrë drejt e në kuzhinë…

Po, por ju keni traditën ti hapni dyert e kuzhinës.

Mendoj dhe besoj se ka një arsye pse. Kur Shqipëria u hap në fillim të viteve 90, të gjithë, qofshin këta politikanë, artistë apo njerëz të thjeshtë, donin të shihnin se çfarë ndodhte me pjesën tjetër të botës dhe donin gjithashtu që të bëheshin pjesë e kësaj bote. Dhe Shqipëria u bë shumë shpejt anëtare e një sërë organizatash ndërkombëtare, përfshirë këtu frankofoninë, ndërkohë që Shqipëria nuk është fare vend frankofon. Me duket gjithashtu sikur, gjithmonë, keni nevojë për aprovim. Aprovim nga Shtetet e Bashkuara, aprovim nga Bashkimi Evropian, aprovim nga Rusia apo nga kushdo tjetër dhe rrini duke parë prapa me dyshimin A e kam bërë mirë këtë apo jo?.

Kjo sigurisht është pjesë e procesit për tu maturuar, për tu bërë një shoqëri e maturuar dhe një demokraci funksionale. Mendoj se shqiptarët janë shumë krenarë për vendin e tyre dhe veten e tyre, por mendoj se nuk jeni ende një shoqëri dhe demokraci e rritur dhe e pjekur.

Në sytë tuaj, çe pengon rritjen dhe pjekurinë e kësaj shoqërie?

Një nga gjërat që dua të them është se në Hollandë, dhe në shumë shtete të tjera me demokraci te vjetër e konsoliduar, kemi krijuar një lloj lidhje të veçantë midis qytetarit dhe shtetit. Dhe kemi mësuar se shteti është aty për mua dhe jo anasjelltas. Unë jam qytetar dhe shteti është atje për të më shërbyer mua. Ne kemi një thënie në Hollandë Polici është miku yt më i mirë sepse nëse humb në Amsterdam, ti shkon tek polici dhe i kërkon të të ndihmojë dhe polici është vërtetë miku juaj. Në një vend, i cili ka kaluar një regjim totalitar, është pak më ndryshe. Shteti nuk është aty për ty, nuk është miku yt, por shteti është armiku yt, shteti është duke të kërcënuar ty dhe kjo mendoj se të çon në një sjellje tjetër. Të çon në një sjellje që ti nuk i drejtohesh shtetit për të gjetur ndihmë dhe mbështetje. Besoj që edhe pse kanë kaluar 20 vjet, kjo është shumë shpesh ajo çka gjej të ndodhë në Shqipëri. Njerëzit paguajnë taksa. Edhe unë paguaj taksat e mia në Hollandë dhe janë vërtetë shumë të larta. Dita që unë paguaj taksat e mia, sigurisht që nuk është dita më e bukur e vitit, megjithatë përsëri i paguaj ato, sepse unë e di që do të marr kujdesin shëndetësor, sigurime shoqërore

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›