E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO LAJM: Ministria e Arsimit i vë Skënderbeut shtatë në fizikë

Share

Thagmat e Ministrisë së Arsimit nuk kanë të sosur. Ky është ilustrimi që Ministria e Arsimit ka nisur për Drejtorinë Arsimore në Tiranë, ku udhëzohen mësuesit për të plotësuar dëftesat e llojit të ri.

Emri i nxënësit që ka përzgjedhur ministria është Gjergj Kastriot Skënderbeu, heroi ynë kombëtar, që ka lindur në vitin 1993 në Krujë dhe ka frekuentuar gjimnazin Ismail Qemali. Drejtori i shkollës është Halil Halili nga Eposi i Kreshnikëve. Skënderbeu duket një nxënës i keq në fizikë, pasi ka marrë shtatë, ndërkohë që në anglishte ka marrë tetë. Me lëndët e tjera duket më mirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›