E Diel, 1 Nëntor 2026

Arsimtarët, pagat për vitin 2010 do të rriten në masën 14 %

Autori i Lajmit: Redaksia
Pagat e 44 mijë arsimtarëve parashikohet të rriten në masën 14 % edhe për vitin 2010. Kjo rritje parashikohet në buxhetin e vitit 2010. Referuar rritjes së fundit të bërë nga qeveria paga mesatare për mësuesit parauniversitarë u bë 460 mijë lekë, ndërsa për punonjësit e sistemit universitar rritja e pagave ishte e diferencuar. Për vitin 2009, buxheti i arsimit ishte 41 miliardë e 169 milionë lekë. Ndërsa për vitin 2010 në total shpenzimet për sektorin e Arsimit zënë rreth 3.4% të PBB-së ose në shumë absolute rreth 44 miliardë lekë. Kjo rritje në shumë absolute krahasuar me buxhetin suplementar të vitit 2009 përfaqëson një rritje prej 4.4 miliardë lekë. Në këtë rritje janë të reflektuar dhe nivelet e reja të pagave të punonjësve të sistemit arsimor të cilat në vitin 2009 patën një rritje të ndjeshme duke mundësuar dyfishimin e pagës krahasuar me vitin 2005. Për vitin 2010 në arsimin bazë do të shpenzohen 5 miliardë lekë. Për arsimin universitar ka një total investimesh në shumën 1.27 miliardë lekë, duke shënuar një rritje të financimit të brendshëm me 12.3 % nga viti 2009.

Vjetërsia

Mësuesit e arsimit parauniversitar në të gjithë vendin do t’i përfitojnë pagat e reja sipas vjetërsisë në punë. Pagat më të larta do t’i përfitojnë të gjithë mësuesit që kanë 25 vite pune në arsim. Kështu, një mësues i arsimit bazë, që ka punuar për 25 vjet në arsim, përveç pagës aktuale do të marrë edhe rritjen prej 14 për qind mbi këtë pagë. Grupi i dytë i arsimtarëve, që do të përfitojnë më shumë nga rritja e pagave, janë ata mësues që kanë 10 vite pune në arsim. Pas këtyre, vjen grupi i tretë dhe i fundit i arsimtarëve që janë mësuesit fillestarë, rroga e të cilëve është pak më e ulët se e mësuesve që kanë vite pune në arsim.

Grupet

Ministria e Arsimit përcakton kritere për vlerësimin e pagës së arsimtarëve. Sipas këtyre kritereve, paga më të larta përfitojnë të gjithë mësuesit me diplomë të shkollës së lartë për mësuesi, të cilët japin 30 për qind të ngarkesës mësimore për lëndë të profilit të tyre. Përfitimi mbi pagën për grupin e parë të mësuesve është 11 mijë lekë në muaj. Në grupin e parë të arsimtarëve përfshihen edhe mësuesit me diplomë të shkollës së lartë për mësuesi dhe që japin mësim në klasat kolektive të ciklit të parë. Pagë të grupit të parë gjatë këtij viti mësimor përfitojnë edhe mësuesit me diplomë të shkollës së lartë për degët Fizikë e Biologji dhe që japin mësim në klasën e pestë, dy mësues për dy klasa. Të gjithë punonjësit mësimorë me diplomë të shkollës së lartë për mësuesi, që japin më pak se 30 për qind të ngarkesës mësimore me lëndë jashtë profilit, bëjnë pjesë në grupin e dytë të arsimtarëve. Grupi i dytë i arsimtarëve ka një shtesë mbi pagë më të ulët krahasuar me atë të parin. Mësuesit që bëjnë pjesë në këtë grup përfitojnë 9 mijë lekë në muaj mbi pagën mujore. Në kategorinë e mësuesve që bëjnë pjesë në grupin e dytë përfshihen mësuesit me shkollë të mesme pedagogjike, mësuesit me shkollë të mesme profesionale, ku fitohet specialiteti për mësuesi si dhe punonjësit mësimorë, të cilët kanë mbaruar të paktën dy vite akademike të shkollës së lartë. Mësuesit e tjerë, që nuk bëjnë pjesë në grupin e parë dhe as në të dytin, përfitojnë një shtesë mbi pagë më të ulët. Kështu, përfitimi mbi pagë për mësuesit që bëjnë pjesë në grupin e tretë të arsimtarëve është 7500 lekë në muaj, ndërsa për grupin e katërt 4700 lekë në muaj.

Pagat në arsim sipas vjetërsisë në punë

Mësues të arsimit të mesëm
Fillestar 40.412 bëhet 46 060
Me 10 vite pune 44.249 bëhet 50 443
Me 25 vite pune 47.200 bëhet 53 808
Mësues të arsimit bazë
Fillestar 36.035 bëhet 41 079
Me 10 vite pune 39.035 bëhet 44 499
Me 25 vite pune 44.300 bëhet 50 502

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Projektbuxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin 2010 është planifikuar 43.81 miliardë lekë, ose 3.42 për qind e PBB-së. Ky buxhet është rritur me rreth 11.7 për qind më shumë se nga buxheti suplementar i vitit 2009. Shpenzimet për personelin të parashikuara për vitin 2010 janë rreth 25.2 miliardë lekë dhe në krahasim me vitin 2009 kanë një rritje prej rreth 9.4 për qind. Përsa i përket shpenzimeve kapitale, totali i investimeve për vitin 2010 për këtë ministri është rreth 8.7 miliardë lekë apo rreth 30 për qind më i lartë se viti 2009. Vihet re një rritje e ndjeshme e financimit të brendshëm me 57.7 për qind kundrejt buxhetit suplementar të vitit 2009. Theksojmë se, buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave për vitin 2010 është llogaritur pa fondin për investime nga të ardhurat e universiteteve. Me të njëjtën bazë llogaritjesh buxheti i MASH (financim i brendshëm dhe financim i huaj) për vitin 2009 ishte 5,587,338 miliardë lekë.
Programi “Arsimi Bazë”:

Investimet për këtë program janë në masën rreth 5 miliardë lekë (financim i brendshëm plus financim i huaj), duke i dhënë kështu formë një ndër prioriteteve të investimeve të MASH. Zërat kryesorë për financimin e brendshëm konsistojnë në “Grant Konkurues” për projektet në vazhdim dhe për projektet e reja dhe “Kosto Lokale”, të cilat janë shprehje e masës së lartë të finacimit të huaj për këtë program.
Programi “Arsimi i Mesëm i Përgjithshëm”:

Ka një total investimesh në shumën 1.6 miliardë lekë. Për këtë program, një pjesë e investimeve do të shpërndahet sipas “Grantit Konkurues”, ndërkohë që pjesa tjetër i është rezervuar “Kostove Lokale”.
Programi “Arsimi Universitar”:

Ka një total investimesh në shumën 1.27 miliardë lekë, duke shënuar një rritje financim të financimit të brendsh

Shtesa mbi pagë sipas vjetërsisë në punë

Shtesa për vjetërsi pune në profil do të përfitohet pasi të plotësohet koha e duhur për të marrë shpërblimin.

Shkalla e tretë

Për të fituar shkallën e tretë të kualifikimit, një mësues duhet të ketë punuar 5-9 vjet në arsim. Mësuesit që e kanë fituar këtë shkallë kanë mundësinë që të përfitojnë një shtesë page në masën 5 për qind, si dhe t’u njihet kualifikimi përkatës.

Shkalla e dytë

Ndërsa për të fituar shkallën e dytë të kualifikimit një mësuesi i nevojiten 10-19 vjet punë. Mësuesit që e kanë fituar shkallën e dytë të kualifikimit kanë mundësinë që të përfitojnë një shtesë page në masën 10 për qind, si dhe t’u njihet kualifikimi përkatës.

Shkalla e parë

Mësuesit që kanë fituar shkallën e parë të kualifikimit, që kërkon mbi 20 vjet vjetërsi pune, kanë mundësinë që të marrin një shtesë më të madhe page që shkon në masën 20 për qind. Po ashtu, edhe kësaj kategorie mësuesish i njihet kualifikimi përkatës.

Buxheti i arsimit

Në total shpenzimet për sektorin e Arsimit zënë rreth 3.4% të PBB-së ose në shumë absolute rreth 44 miliardë lekë. Kjo rritje në shumë absolute krahasuar me buxhetin suplementar të vitit 2009 përfaqëson një rritje prej 4.4 miliardë lekë. Në këtë rritje janë të reflektuar dhe gjejnë pasqyrim nivelet e reja të pagave të punonjësve të sistemit arsimor të cilat në vitin 2009 patën një rritje të ndjeshme duke mundësuar dyfishimin e pagës krahasuar me vitin 2005. Gjithashtu ka një rritje të ndjeshme të shpenzimeve kapitale rreth 2 miliardë lekë

Rritja e pagave

Për vitin 2010 parashikohet një rritje e pensioneve në masën 7 -10 %, ndërkohë që rritja e pagave të punonjësve buxhetorë në masën 4-10 % e diferencuar. Ruajtja e nivelit 2 për qind e PBB të shpenzimeve në sektorin e mbrojtjes duke plotësuar një nga detyrimet e anetarësimit në NATO.

Në vitin 2013
Arsimi i mesëm do të jetë i detyrueshëm. Deklarata është bërë nga kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Arsimit Myqerem Tafaj.

14 për qind
Do të rriten pagat e arsimtarëve në vitin 2010. Kjo rritje parashikohet në projekt buxhetin e vitit 2010.

14 për qind
do të rriten pagat e infermierëve në vitin 2010. kjo rritje parashikohet në projekt buxhetin e vitit 2010. projekt buxheti u miratua dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave

7 për qind
Do të rriten paga e tjera në 2010. Kjo rritje parashikohet në projekt buxhetin e vitit 2010.

4 për qind
Do të rriten pagat e larta në 2010. Kjo rritje parashikohet në projekt buxhetin e vitit 2010. projekt buxheti u miratua dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave

800 mijë
Familje shqiptare do të përfitojnë nga rritja e pensioneve, ndihmës ekonomike dhe rrogave.

Ky lajm është publikuar: 06/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›