E Shtunë, 31 Tetor 2026

INTERVISTA/ Oketa: Kemi deputetë të tjerë në Kuvend

Share

Gazmend Oketa, ish-zv.kryeministër e ish-ministër i mbrojtjes, lajmëron krijimin e Frymës së Re Demokratike. Të hënën krijojmë partinë e re thotë ai, duke shtuar se kjo forcë e re politike do të ketë të tjera vota në Kuvend, veç votës së tij. I sëmuri me kancer nuk ka nevojë për operacion plastik të fytyrës, shprehet Oketa për qeverinë Berisha

Nga Skender Minxhozi

Revista JAVA

Zoti Oketa, mbetet iminent themelimi i partisë më të re politike, asaj që deri më sot është njohur si partia e Presidentit Topi. A mund ta konfirmoni këtë zhvillim të ri? Nëse po, cili parashikohet të jetë emri i këtij formacioni të ri politik?

Ajo që mund të konfirmoj unë është se të hënën, datë 30 Prill, do të zyrtarizohet iniciativa e një grupi nismëtar, për organizimin e një force të re politike të qendrës së djathtë, e cila do të quhet Fryma e Re Demokratike apo shkurt FRD. Kjo forcë e re politike nuk do të jetë as partia e Topit, as e Oketës apo e dikujt tjetër, por një forcë e cila do të përfaqësojë të gjithë ata qytetarë të ndershëm shqiptarë dhe së bashku me ta do të punoj për ti kthyer së pari politikës shqiptare moralin e humbur. Ne besojmë se pas 22 vitesh tranzicioni pothuajse rraskapitës, qytetarët shqiptarë meritojnë një përfaqësim politik të ndershëm e dinjitoz, një përfaqësim politik i cili synon të kontribuojë në forcimin e shtetit shqiptar dhe jo në dobësimin e tij për interesa partiake apo interesa individësh, cilëtdo qofshin ata.

Fryma e Re Demokratike do të jetë një forcë e cila do të dëshmojë se politika shqiptare mund të jetë dhe ndryshe, mund të jetë një politikë e cila qytetarët nuk i ka në qendër të vëmendjes vetëm në fushata elektorale, por në çdo ditë të punës së saj, një politikë e cila shtetin e së drejtës nuk e përmend vetëm nëpër fjalime, por e forcon dhe e mbron atë në çdo çast, një politikë e cila nuk ja vret ëndrrat rinisë dhe i ofron si zgjidhje largimin nga atdheu, por një politikë e cila krijon instrumentet përkatës për qarkullim elitash dhe dhënie mundësish të rinjve për të drejtuar vendin, duke ja dhënë atyre këto mundësi pa kushte dhe pa i kërkuar të deformojnë karakterin për karrierë politike apo profesionale.

Koha e partive të kryetarëve të përjetshëm duhet të marrë fund, nëse nuk duam që Shqipërisë sonë ti vijë fundi. FRD do sjellë një frymë të re shprese, besimi dhe paqtimi në skenën politike shqiptare dhe besoj se kjo frymë do gjejë mbështetje të gjerë tek të gjithë ata qytetarë të cilët ashtu si 22 vite më parë e duan Shqipërinë si gjithë Europa.

Cili do të jetë pozicioni juaj brenda këtij formacioni politik?

Është ende shumë herët për të folur për pozicione dhe kjo është gjëja që na shqetëson më pak, të gjithë iniciatorëve të këtij projekti politik afatgjatë. Momentalisht ne po punojmë për piketat kryesore programore dhe ato statutore. Më pas, me një proces diskutimi të gjerë me anëtarët dhe simpatizantët e partisë, me ekspertë të fushave përkatëse, me të rinj e të reja, me përfaqësitë e biznesit apo grupeve të ndryshme të interesit, do të hartojmë programin afatgjatë të FRD-së, ndërsa strukturat e saj do të hartojnë statutin final, i cili do të ketë si pika të pandryshueshme, parimin një anëtar një votë dhe kufizimin e mandateve. Ne nuk do ti ftojmë qytetarët, të rinjtë e të rejat ti bashkohen një projekti të përfunduar, por do ti ftojmë ata që së bashku ta ndërtojmë atë, duke i dhënë mundësi cilitdo të japë kontributin e tij dhe të jetë pjesë aktive në hartimin e programit dhe statutit final.

Së fundi skena parlamentare është bërë interesante, pas votimit në fotofinish të anëtarit më të ri të KLD. Ju nuk morët pjesë në votim. Si e shihni të ardhmen e afërt të këtij lloj votimi në Kuvend, për shembull, në rastin e kreut të shtetit. Cili do të jetë qëndrimi juaj si deputet, në votimin e presidentit të ardhshëm?

Personalisht e kisha të vështirë ti bashkohesha rrjedhës që mori ajo seancë parlamentare. Mbi të gjitha, e kisha të vështirë, pasi mendoj se atë ditë u riluajt një shfaqe e shëmtuar politike, të cilën të dyja palët, pra dhe mazhoranca dhe opozita, e donin. Përsëri kjo mënyrë e të bërit politikë dha një produkt të cilin njëra palë e pranon dhe tjetra e konteston, dhe përsëri opinioni publik e ka të vështirë të kuptojë se nga qëndron e drejta. Të dyja palët mendoj se i trembeshin rezultatit dhe duke njohur sjelljen politike të njëri-tjetrit mendoj se zgjodhën atë rrugë për të dalë nga ajo situatë.

Si të mos mjaftonin kontestimet e rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve të përgjithshme apo lokale, ne vazhdojmë dhe kemi rezultat zgjedhor të kontestuar, por kësaj rradhe brenda sallës së Kuvendit. Do ishte e pafalshme nëse e njëjta procedurë votimi do të përdorej për zgjedhjen Presidentit të Republikës dhe një gjë e tillë do i bënte ambalazhimin më të keq të mundshëm një legjislature thuajse totalisht të dështuar. Nuk besoj se do arrihet deri aty.

A është e saktë të thuhet se partia më e re që po themeloni, do të ketë më shumë se një deputet në parlament?

Nuk e di nëse i referoheni kësaj legjislature apo asaj që vjen pas zgjedhjeve të reja të përgjithshme, por në të dyja rastet përgjigja është Po! Sigurisht që në zgjedhjet e ardhshme numri i deputetëve të FRD do të jetë më i madh dhe do të përbëjë dhe veçantinë e atyre zgjedhjeve, duke dëshmuar se qytetarët shqiptarë dinë të ndëshkojnë me votë partitë e vjetra politike, të cilat herë njëra e herë tjetra, në funksion të alternimit të pushtetit, kanë bërë shpesh herë që Shqipëria të mbetet në vend apo akoma më keq të bëjë dhe hapa prapa.

Si po funksionon qeveria? Si po qeveris kryeministri Berisha? A mendoni se ky kabinet ka nevoje për ndryshime?

Nuk mendoj se bëhet thjesht fjalë për ndryshime emrash. Ajo për të cilën ka nevojë vendi mendoj se është ndryshimi i mentalitetit të klasës politike dhe i mentalitetit qeverisës. Respektimi i institucioneve të pavarura, drejtësi e barabartë për të gjithë, si për qytetarët ashtu dhe për politikanët, lufta kundër korrupsionit, i cili ka dalë hapur, siç kanë dalë hapur plehrat që kanë mbuluar gjithë territorin e vendit, nuk janë çështje të cilat lidhen thjesht me emra ministrash, por lidhen me vullnete për të mirëqeverisur apo vullnete për të zhvatur çtë mundim, lidhen me vullnete për të ndërtuar shtetin, apo me vullnete për të forcuar pushtetin e një individi apo force politike. Pa ndryshuar kjo situatë, asnjë ndryshim emrash nuk do kishte efekt, do të ishte si një të sëmuri me kancer, ti bëje thjesht operacion plastik në fytyrë. Mendoni se kjo do ti shpëtonte jetën?

Si e shihni debatin për reformën zgjedhore? A jeni dakord me partitë e vogla, të cilat kërkojnë korrigjimin e sistemit zgjedhor?

Fatkeqësisht media, me apo pa dashje, ka rënë në lojën politike dhe përdor etiketat parti e madhe apo e vogël dhe për çështje ku

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›