E Diel, 1 Nëntor 2026

INTERVISTA/ Qeverisja e 20 vjetëve, po aq kriminale sa ajo e Enver Hoxhës

Shpëtim Nazarko, njëri ndër emrat e njohur të medias në dy dekadat e fundit, shprehet se 100 vjet pas shpalljes së Pavarësisë, Shqipëria nuk është në gjendje të menaxhojë territorin e saj

Nga Skender Minxhozi

Zoti Nazarko, prej njëzet vjetësh jeni njeri i shtypit dhe i biznesit që lidhet me të. Si do ta përcaktonit rrugën që ka bërë media shqiptare në dy dekadat e fundit?

Po përgjigjem sikur pyetja të ish bërë ndaj një vëzhguesi të huaj që nuk di shqip dhe vjen për një inspektim të tipit përshkrues. Do të mjaftonte vetëm shikimi i titujve të panumërt të gazetave, të shtrira shumicën e rasteve në tavolina të vogla apo përtokë, për të kuptuar se shtypi këtu përfaqëson një shoqëri të paorganizuar. Nga tipi i reklamave përgjithësisht të karakterit tregtar dhe jo prodhues, shumica të kompanive celulare apo bankave, nxjerr përfundimin se në çfarë vendi jeton. Po të pyesësh edhe çmimet që i afrojnë publikut këto kompani që botojnë reklamat, tabloja bëhet më e qartë. Nëse të thonë që shtypi i shkruar shpërndahet vetëm në qytet, ashtu si njëzet vjet më parë, pra në qendrat qytetare dhe jo në fshat, komenti i raportuesit që nuk di shqip është i thjeshtë. Shtyp i një shoqërie nga ato të botës së tretë, që ka rrugë të pafundme për të bërë.

Ku ndryshon shtypi i viteve ’90 nga ai i sotmi? Sa ka ndikuar përhapja e mediave elektronike, në transformimin e peizazhit mediatik në Shqipëri? Si e konsideroni trajektoren qe ju apo Nikoll Lesi keni pasur në këto vite, nga botues shumë të njohur fillimisht, në persona që më pas janë gjendur në periferinë e botës së shtypit? A lidhet ky me ndonjë fenomen të caktuar, apo ka qenë thjesht një rastësi?

Nga pikëpamja e kostove, shtypi i sotëm, veçanërisht mediat elektronike, mund të shihen si një veprimtari e tipit industrial. Unë apo zoti Lesi që vinim nga provinca pas 90-tës dhe pa asnjë lloj prone tjetër, mund të quheshim në rastin më të mirë revolucionarë apo në më të keqin, aventurierë. Nuk ishte e vështirë të parashihej fati i kësaj iniciative. Gjithsesi i kam mbetur idesë që biznesi i afërt me shtypin të mbante gjallë këtë të fundit. Çka sot nuk është kështu…

Shtypi, veçanërisht ai elektronik, ka bërë përparime në lidhje me atë kohë, kur shumica e artikujve ishin propagandistikë dhe me teknikë primitive të shkruari. Megjithëse mungon investigimi, sot prioriteti lidhet me lajmin, çka është gjë e mirë..

Si konservator, megjithatë nuk e quaj normale që editoriali të shkruhet nga njëzetvjecarë apo njerëz pa autoritet. Në përfundim, mendoj se përparimi i sotëm në aspektin e përgjithshëm, është vetëm i karakterit evolucionar. Në atë specifik, periudha që ju pyesni ka ndihmuar vetëm të profilojë te publiku pak individë, që mbeten përfaqësues të interesave të tij. Mbetem i idesë se media elektronike në raste të veçanta ka evoluar shumë më tepër se shtypi i shkruar, tirazhi i përgjithshëm i të cilit, me gjithë numrin e shumtë të titujve, nuk e kalon kurrsesi atë që kishte Lesi apo unë…

Po politika si ka ndryshuar këto njëzet vjet? Cili do të ishin transformimet kryesore të jetës tonë politike, nëse mbijetesa e Berishës dhe disa figurave të tjera mund të lerë vend për të folur për transformim?

Berisha apo Nano, që udhëhoqën këtë tranzicion, mund të kritikohen me çdo mënyrë, por mendoj se duhen gjykuar thjesht. Si gjithë njerëzit, ata sollën në shoqëri eksperiencën jetësore të krijuar më parë. Përfaqësues tipikë të viteve 80-të, kur vendi ishte në izolim gjithëplanësh, ata janë produkt i plotë i asaj kohe. Plaku Dritëro e kishte parandjerë këtë situatë, e ma ka thënë që para ndryshimit të 90-ës, se kush do ta udhëhiqte Shqipërinë pas vdekjes së gjeneratës së pleqve dhe se çfarë elite do ti ndiqte pas…

Megjithëse personazhet e mësipërm u dukën më të kulturuar se politbyroja e Hoxhës, unë nuk shoh ti kenë tejkaluar paraardhësit e tyre në përmbajtje, bile shpesh edhe në formë. Edhe këta rreken të dyfishojnë të ardhurat nga ullinjtë, të heqin skorjet etj, etj. Avash-avash me pleqërinë mund ti afrohen përfundimit të njohur mbi Shqipërinë si fanar ndriçues në brigjet e Adriatikut… Ai që ka qejf ti shohë nga pikëpamja letrare ata, apo shoqërinë e ardhur nga vitet 80-90, mund të kujtojë librin gjenial të Salltikov Shcedrinit Zotërinjtë Gollovljov, një proces jetësor që përshkruan plakjen dhe vdekjen e këtu mund të shtojmë dhe kalbjen e plotë të Atdheut.

Si do ta përshkruanit situatën aktuale në Shqipëri?

Shqipëria e sotme eksporton as më pak as më shumë se ajo e Hoxhës, Bile më keq në sasi e cilësi. Këtë le ta kundërshtojë kush të dojë. Për herë të parë në histori, hiq një periudhë pak pas Pavarësisë, ajo nuk është në gjendje të administrojë territorin e saj. Vazhdoj të mbaj idenë se nëse periudha e pushtetit politik të Hoxhës ishte më kriminalja në historinë tonë, ajo e qeverisjes së këtyre njëzetë viteve është po aq e tillë. Duket një kombinacion sa qesharak e grandoman si ai i Hoxhës, aq dhe shkatërrues në efektet praktike. Shqipëria, shumë më e gjatë se e gjerë, siç shihet në hartë, do të duhet të bënte rrugët që lidhnin portet e saj (edhe për efekt kostoje) në këtë pjesë të shkurtër, apo siç janë quajtur nën emrin e Korridorit të Tetë. Pas njëzetë vjetësh ato nuk ekzistojnë ende, apo janë lënë përgjysëm andej këndej..

Nano e filloi nga fundi i trupit të saj zhvillimin e rrugëve, Berisha e vazhdoi nga sipër dhe Shqipërisë sot i dhemb barku. Edhe Hoxha që zhvillonte keq ekonominë, e kishte kuptuar që në Elbasan apo në qendrën gjeografike të vendit, duheshin vënë magazinat e shtetit, apo industria e tij. Kjo për kushtin e barazlargimit të pikave. Sot qeveria bën rrugë ku mundet dhe si mundet, i lë përgjysëm ato dhe vendi i ngjan jo një kantieri ndërtimi, por një varri të hapur dhe territori të paadministruar.

Shqipëria e viteve tridhjetë kishte blegtorinë më të madhe për numër banorësh në Europë, sipas instituteve italiane, sot natyrisht jo. Në një  pronësi të paqartë dhe ngastërzimi pafund, ajo nuk zhvillohet dot në prioritetet e saj natyrale, si një vend transit, blegtoral e bujqësor.

Gjithë kësaj fatkeqësie duhet ti shtosh dhe brezin më të ri të Europës, i cili nuk stimulohet për të shkuar në shkolla profesionale që ndërtojnë atdheun, por profilohet i tëri për avokati, filozofi etj, etj.

Vitin e ardhshëm votohet për Kuvendin. Si

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›