Që sot do mbledh ministrat dhe ai ministër që nuk zbaton ligjin, ligji do bjerë mbi të

Nje klase me nxenes te bindur
Kush e ka thënë këtë fjali historike? Askush tjetër përveç kryeministrit tonë, Sali Berisha.
Por si është puna?
Dje në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, ku zien debati- sidomos ai politik- një deputet është ankuar për gjendjen e turizmit. Bëhet fjalë për Leonard Demin, të cilin GSH e quan një zë shumë kritik në mbledhjet e grupit parlamentar të PD.
Demi është ankuar se një gazetare italiane iku nga Saranda në mes të natës, e tmerruar nga zhurmat. Demi tha se gazetarja u ngrit në orën 2:00 të natës dhe iku nga hoteli e nuk dinte nga tia mbante. Dhe përgjigja e Berishës nuk ka vonuar. Ai ka thënë se kjo çështje do të marrë zgjidhje urgjentisht.
Që sot do mbledh ministrat dhe ai ministër që nuk zbaton ligjin, ligji do bjerë mbi të është shprehur Berisha, raporton GSH. Të mjerët ministra çdo të heqin, do u bjerë ligji mbi kokë.