E Shtunë, 31 Tetor 2026

FRD takon të rinjtë e UPT, diskutohet për rotacionin e elitave

Share

N selin e Fryms s Re Demokratike u zhvillua takimi i grupit nismëtar të FRD-së me pedagog dhe student të Universitetit Politeknik t Tirans, me tematik: “T gjith së bashku pr nj politikë t re, t pastr dhe kombtare”.

Pjesmarrsit n takim, diskutuan mbi angazhimin e t rinjve n politik me qëllim realizimin e rotacionit të elitave dhe implementimin e moralit politik q Fryma e Re Demokratike synon t sjellë si risi n politikn shqiptare.

FRD është angazhuar që në fillimet e saj si një parti pranë të rinjve dhe klasës së mesme.

FRD merr përsipër të përfaqësojë interesat e shtresës së mesme, e krijuar me shumë punë e mund gjatë këtyre viteve të tranzicionit, e cila përbën shtyllën e stabilitetit ekonomik e moral. PD dhe PS janë themeluar përpara krijimit të kësaj shtrese shoqërore. Këto dy parti nuk i kanë paraprirë zhvillimit të shoqërisë, por kanë mbetur mbrapa. Shtresa e mesme mbetet pa një përfaqësim politik. Ajo nuk ka lidhje vazhdimësie me të kaluarën komuniste. Mentaliteti i saj nuk përfaqësohet në ndonjë program partie. Do kemi prioritet rininë, pasi ajo është pjesa më vitale dhe më e madhe e shoqërisë. Ne do jemi parti e rinisë, për ti dhënë asaj një dorë mekanizmi politik për të ngjallur perspektivën. Ne do i japim Shqipërisë qarkullimin e elitave, deklaroi grupi nismëtar i FRD në ditën kur u shpall formimi i partisë së re.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›