Shemsi Prençi padit në gjykatë Hysni Burgajn, kërkon anulimin e përjashtimit të tij
Share
Ish- drejtori i Policisë së Dibrës, Shemsi Prençi, i cili u përjashtua nga radhët e policisë pasi denoncoi skandalin e kromit në Bulqizë, i është drejtuar gjykatës për të kërkuar anulimin e kij urdhrit. I paditur është drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.
Qëndrimet e Prençit muajin që shkoi shkaktuan një tërmet të vërtetë. Ai akuzoi direkt ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani, dhe ish- truprojën e Berishës, Agron Kuliçaj, se janë njerëzit pas mafias së kromit në Bulqizë. Ai tha se vetëm 10 përqind e kromit që del nga miniera, deklarohet. Prençi tha se ka marrë kërcënime me vdekje. Sipas tij gjithçka nisi kur ai refuzoi të shtypë një miting të opozitës në zonën e Kamzës vitin që shkoi.