Shehi: Të largohet OSBE. AK dhe FRD do i marrin vota mazhorancës, jo të djathtës se ajo sekziston
Flet kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, në një intervistë për revistën Klan thotë se është momenti që OSBE dhe ODIHR të largohen nga Shqipëria. Ai deklaron se FRD dhe AK mund të marrin vota nga mazhoranca, por jo e djathta, se ajo nuk ekziston. Më poshtë pjesë nga intervista.
- Një çështje me shumë rëndësi, e cila duket se po zgjatet tej afateve, është reforma zgjedhore. Partitë e vogla, ashtu si edhe LZHK-ja, kanë kërkuar ndryshime në Kodin Zgjedhor, veçanërisht korrektimin e sistemit zgjedhor. Prisni të dëgjohet zëri juaj në komision?
Nuk kam pasur asnjëherë besim. Duhet të jesh tepër naiv për ta bërë këtë. Pas gjithë kësaj kohe dhe energjish të shpenzuara për muaj të tërë, nuk kemi asnjë ndryshim real. Puna e reformës zgjedhore është si ajo fjala e urtë: U mbars mali dhe polli një mi. edhe ndërkombëtarët janë bërë pjesë e kësaj maskarade që luhet në Shqipëri. Sistemi zgjedhor, i cili është thelbi i çështjes, nuk u ndryshua. Mënyra e votimit dhe e numërimit, që është esenca teknike e procesit, as kjo nuk u ndryshua. Përsëri, gjithçka mbeti në duart e komisionerëve. Gjërat që janë diskutuar deri tani janë fare të parëndësishme. Pra, edhe në vitin 2013, shqiptarët do të votojnë me një ligj të keq si ai i katër viteve më parë. Kjo i bën zgjedhjet të kontestueshme që në princip. Megjithatë, po të ketë dëshirë dhe vullnet politik mendoj se koha është e mjaftueshme për të bërë ndryshimet që duhen, si për sistemin zgjedhor, ashtu edhe për mënyrat e votimit dhe numërimit të votave.
- Duket se jeni të pakënaqur edhe nga puna e OSBE/ODIHR-it mbi këtë çështje
U bënë disa vjet që OSBE dhe ODIHR-i vijnë vërdallë për të bërë diçka në Shqipëri, por nuk e di se ku konsiston ndihma e tyre. Ka ardhur koha që këto institucione të largohen; veçse ngatërrojnë punët dhe kanë shërbyer si një lloj filtri që shqiptarët të mos kuptojnë asgjë. Ato e dinë se këtu zgjedhjet janë manipuluar gjithmonë, duke nisur nga fenomeni i Dushkut e deri tek sistemi aktual, i ashtuquajtur spanjoll. Realisht duan që gjërat në Shqipëri të mos shkojnë mirë.
- Në dy muajt e fundit, skenës politike i janë shtuar edhe dy forca të reja, të dala nga e djathta. Si i shihni potencialet politike të Aleancës Kuqezi dhe Frymës së Re Demokratike?
Mendoj se ato do të verifikohen në zgjedhjet e ardhshme. Kjo është e vetmja mënyrë për të matur peshën e tyre, komentet e tjera janë një lloj fiksioni. Në zgjedhjet e 2009-ës u fol shumë për G99-ën, por spati asnjë impakt në vota. Megjithatë, AK-ja dhe FRD-ja kanë hyrë në politikë në një çast oportun, sepse jemi në një kohë pakënaqësie kombëtare dhe mund të kenë shanse. Por, përqasja e tyre ndaj skenës politike më duket e gabuar sepse i dëgjoj udhëheqësit e rinj teksa thonë se të gjithë politikanët pas 90-ës janë të korruptuar, kriminelë, të pazotë. Kjo është historia e diktatorëve të vegjël. Edhe Enver Hoxha mendonte se historia fillonte në 44-ën, edhe në 90 mendohej se skishte pasur më parë një Shqipëri. Teza nga ato të një lloj patriotizmi nacionalist kanë ekzistuar gjithmonë. LZHK-ja i ka pasur në programin e saj; një shtet, një abetare, një flamur, janë gjëra që i kemi thënë prej vitesh, nuk kemi asgjë të re.
Partia tjetër, e ashtuquajtur partia e Presidentit Topi, duhet verifikuar. Shoh se aty ka disa nëpunës të pakënaqur të Partisë Demokratike, porse cila është fryma e vërtetë e saj, këtë do ta verifikojë koha, do të shohim se sa energji pozitive kanë për ti shërbyer një kauze dhe jo interesave të një grupi, që në rrethana të caktuara, janë të pakënaqur nga Berisha. Në tregun politik ka qenë gjithnjë një alternativë si LZHK, e cila u kritikua si disidente ndaj pushtetit të Berishës, mirëpo këta njerëz nuk kanë pasur kurajon të afrohen. Ndërkaq, e quaj pozitive që në Shqipëri tentohet të krijohet një ferment i ri në politikë, të ndryshohen gjërat, ti shtyjmë e lëvizim, kjo është në dialektikën e politikës në vetvete. Rezultati do të duket në 2013-ën.
- A mundet që këto dy parti të dobësojnë elektoratin e të djathtës në zgjedhjet e 2013-ës deri në atë pikë saqë të vënë në pikëpyetje rikonfirmimin e PD-së në pushtet?
Këto dy forca mund të dëmtojnë mazhorancën e sotme, por jo të djathtën, sepse kësaj nuk kanë çfarë ti dëmtojnë kur nuk ekziston. E djathta që kemi sot është e çuditshme, treçereku i saj janë me teserën e Partisë së Punës. Ama, kësaj mazhorance mund ti heqin një pjesë të elektoratit. Këto parti janë grupe centriste sepse të gjithë tentojnë tentojnë drejt qendrës, duke e ditur se këtu janë shumica e votave të njerëzve. Në fakt, edhe ky është një iluzion sepse shqiptarët nuk votojnë as të majtën, as të djathtën dhe as qendrën, sepse shumica e tyre nuk e dinë se çjanë këto. Ne kemi një histori kaq të shkurtër dhe të varfër në demokraci, saqë pretendimi për ta ndarë elektoratin shqiptar në rryma klasike politike si në Europë është plotësisht e gabuar. Shqiptarët shkojnë pas të fortit, jo pas të drejtit. Duke qenë një popullsi e varfër, e pashkolluar, relativisht e dobët, ka nevojë për tu mbështetur tek i forti, tek ai që të jep bukë, pushtet dhe që mund të mbështesin abuzime. Sot për sot, votohet për interesa të grupeve të ndryshme ekonomike. Votohet, fatkeqësisht, edhe për krahinizma dhe me këtë sistem spanjoll kam frikë se në të ardhmen do të votohet edhe për interesa të etnisë, krahinave, feve dhe do ta bëjnë Shqipërinë një mishmash tipik ballkanik.
- Duket sikur ka një bindje në rritje, e cila mund të rezultojë edhe e gabuar, se PS-ja është më afër pushtetit, e ngjashme me përshtypjet që u krijua në vitin 2005 për fitoren e PD-së. A qëndron ky perceptim?
Këto janë të gjitha përralla, madje edhe ajo e 2005-ës. Sepse në 2005, PD-ja mori 41 përqind të votave dhe PS-ja, super e korruptuar, mori sërish 47 përqind. Sigurisht, PS-ja e ka edhe një shans tjetër sepse është tetë vjet në opozitë dhe si në çdo vend tjetër, pakënaqësia mblidhet rreth pushtetit në mazhorancë. Ky është një çmim që e paguajnë të gjithë. E ka paguar PS-ja kur ka qenë në pushtet, tani është radha e PD-së. Mekanizmi vetëpastrues që ka demokracia, pra ti që bën keq duhet të largohesh, nuk funksion në Shqipëri. Ti mund të bësh shumë keq dhe të qëndrosh. Edhe në vitin 2005, PD-ja nuk erdhi me votë popullore, por si mekanizëm i atij sistemi politik që ishte në atë kohë, kur votat e LSI-së çanë votat për mazhoritar të PS-së dhe pavarësisht se qendra e djathtë mori më pak vota popullore, u kthye në pushtet. Po të kishte qenë një mekanizëm tjetër, në pushtet do të ishte përsëri e majta. Populli shqiptar nuk qe në gjendje të dënojë me votë të korruptuarit e asaj kohe. Edhe unë nuk mendoj se edhe kësaj here do të kemi një gjykim të qartë se çështë e mira dhe e keqja dhe si duhet ti ndërrojmë që të bëhet