INTRIG ME 28 NNTORIN 1912
Zbarkoi ne Aeroportin e Rinasit ne nje te shtune te ketij tetori per te qendruar vetem pak dite sepse qe nga viti 1998 kur bashke me te shoqen dhe djalin emigroi ne nje qyteze afer Milanos ne Shqiperi rikthehej here pas here prej ndjenjes se mallit. Nderkohe e ka ende shtepine ne Tirane. Vecse ne kete kthim te fundit per te qe me ndryshe. Ishte i ftuar ne Prishtine ne nje promovim libri me autor studiuesin Eqrem Zenelaj Ceshtja shqiptare nga kendveshtrimi i diplomacise dhe gjeopolitikes se Austro-Hungarise 1699-1918 por qe per befasi te tij ndersa ne vendin e vet eshte si gjithe njerezit e tjere te thjeshte pothuaj ne anonimat sapo ne Qafe Morine kaloi kufirin u shnderrua magjishem ne person teper te rendesishem publik ne nje autoritet. Qe prej ketij casti gjithcka mori formen e nje vizite zyrtare madje ne nivel shume te larte protokolli. E priti kryetari i Parlamentit te Kosoves Jakup Krasniqi ende bashkengjitur edhe me detyren e perkohshme te Presidentit te Republikes. Kjo ndodhi te marten sepse te merkuren ne po ate zyre dhe ne po ate kolltuk ku u ul dhe shkembeu libra me Krasniqin ky i dha me autograf te vetin e porsabotuar Kosova ne kontekst historik dhe mori nga bashkekombesi i ardhur nga Tirana Shqiperia dhe shqiptaret Ismail Qemal Bej Vlora do te ulej sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton.
Te porsaardhurin ne viset e tij njeri i zakonshem vec e vec ne zyrat e tyre e takuan edhe dy ministra ai i Arsimit dhe i Puneve te Brendshme. Nuk mungoi te bisedonte posacerisht me te edhe zevendeskryeministri. Pasi shkoi tek varri i Ibrahim Rugoves ne shtepine e Presidentit historik te Kosoves e priti e shoqja duke i dhuruar botimin e plote te gjashte vellimeve te vepres se tij dijetare. Po ashtu dha edhe dy intervista ne televizionet kryesore te vendit vizitoi ne Prishtine Biblioteken Kombetare dhe Institutin Albanologjik. Nderkohe i ndodhi edhe nje e papritur tjeter emocionuese. Ne shkollen tetevjecare Ismail Qemali nje godine e re me permasa e arkitekture mbreselenese e priten mesues shume te sjellshem dhe dymije nxenes te saj. I perkushtuan me nderim pritjen me Himnin e Flamurit.
Ne mbarim te tri diteve te Prishtines nje tjeter te katerten e kaloi ne Prizren ku doemos do te vizitonte shtepine monument ate te Lidhjes me emrin e njohur te qytetit. Diten e peste do te ndodhej ne Tirane per tu larguar drejt qytezes afer Milanos te nesermen serish duke e bere fluturimin nga Aeroporti i Rinasit.
Personi per te cilin deri keto caste pershkruam kete rrjedhe ngjarjesh quhet Darling. Kete emer qe vjen prej gjuhes angleze e qe do te thote njeri i dashur ia ka vene i ati Ismaili i cili nuk jeton me. Nje pjese te studimeve i pati kryer ne Siena te Italise nje vit per mjekesi ne Vjene dhe gjimnazin e perfunduar ne Paris. I ati i Ismailit pra gjyshi i Darling-ut i quajtur Qamil zoteronte shume gjuhe te huaja. Kishte lindur ne Stamboll aty perfundoi nje pjese te shkollimit dhe tjetren ate universitare ne Nice te Frances. Ne vitin 1923 u emerua sekretar i rangut te III ne Ministrine e Jashtme te Shqiperise me 1925 sekretar i pare me 13 nentor 1926 nga Presidenti i Republikes Franceze u nderua me urdhrin e larte Chavalier de la Leacutegion dHonneur Kavalier i Legjionit te Nderit dhe ne shkurtin e dy viteve me pas prej Ahmet Zogut u dekorua me titullin Kavalier i Urdhrit te Skenderbeut. Me pas i akuzuar si kundershtar politik mori pergjigje zemerimin dhe perndjekjen e ish-presidentit tashme bere mbret. Keshtu qe u arratis per tu rikthyer pas ikjes se Zogut kur Shqiperia ishte pushtuar nga fashistet italiane. Pranoi te zgjidhej anetar i Keshillit te Shtetit dhe ne tetor 1943 pra kur vendi gjendej nen fashistet gjermane edhe deputet. Pushteti i ri komunist sapo erdhi e trajtoi me kujdes mbase edhe dinakeri por vitet e para edhe me deshire per te mos e ndeshkuar. Madje Qamilin e priti vete Mehmet Shehu. Gjate tere bisedes njeriu i hekurt i regjimit i deshmoi respekt dhe i afroi punen e diplomatit madje ne postin e nje ambasadori ne ndonje prej vendeve te kampit socialist. Vec Shehu shtoi se i vinin nje kusht duhej te prishte fejesen e djalit te tij Ismailit me vajzen e nje familjeje ato kohe at e bir te arrestuar i pari me pas denuar me pesembedhjete vite burg dhe i dyti pushkatuar me grupin ku qe edhe kunati i Enver Hoxhes Bahri Omari.
Gjyshi i Darling-ut Qamili e shmangu oferten e punes se ambasadorit me shume finese. Tha se do te mendohej. Mirepo duke qene se kaloi shume kohe dhe nuk ktheu pergjigje as per favorin dhe as per kushtin cfare u nenkuptua si pa deshire bashkepunimi me qeverisesit e rinj me 10 dhjetor 1947 u prangua me akuzen per armembajtje pa leje. Duke qene se e kishte me te vertete nje relikte te tille sigurisht jo per ndonje atentat apo rebelim me arme u denua me dy vite burgim. Pas kater muajsh ne qeli u semur prej tuberkulozit. Iu be nje kurim por nuk shpetoi dot. Nderroi jete ne vitin 1950.
Te birin Ismailin e burgosen kur qe kapercyelli i viteve 1949-lsquo50 ndersa ishte duke kryer sherbimin e detyruar ushtarak. Iu be per ta trembur sepse nuk iu gjet asnje faj penal.
Keshtu familja e tyre per pasoje edhe brezat e saj te lindur ne vitet e diktatures mes tyre edhe Darling-u te cilit i ndodhi te vinte ne jete ne 1967-n u trajtuan jo vetem ftohtesisht si e mosdashur por edhe me rregullat cinike te te mosbesuarit kombetarisht. Kjo u perjetua si fyerja me e madhe. Ne vitet 1990-lsquo91 nuk mund te pritej tjeter pergjigje nga i riu me emrin si njeri i dashur vec te qe se bashku me te gjithe ata qe e rrezuan sistemin. Me pas Darling per disa vite punoi ne nje institucion qe perkujdesej per ish-te perndjekurit politike.
Natyrshem lexuesit tashme i eshte sosur durimi dhe per te kuptuar kete histori familjeje i duhet te dije mbiemrin pra perkatesine ne nje fis apo dere sic ende themi. Keshtu saktesojme se gjyshi Qamil babai Ismail dhe vete Darling-u nuk jane gje tjeter vec pjese e nje emri historik shume te njohur. I pari eshte nje nga gjashte djemte e Ismail Qemalit. I dyti eshte nipi i themeluesit te shtetit tone dhe i treti sternipi. Sepse qe i tille Darling-ut i ndodhi ajo befasi e permallshme ne Kosove.
Mund ta shtjellesh kete teme pra te ndryshimit te madh te permalljes mes dy kufijve edhe duke arsyetuar se ne trojet e bashkekombesve tane per shkak te shume rrethanave qe dihen atdhedashuria u eshte kthyer ne nostalgji romantike per cdo shenje te Kombit kurse ne ketej per pasoje te rrethanave te tjera duke menduar se jemi racionale shfaqemi me prozaike. Pra ajo qe deshirojme te kumtojme nuk ka te beje me nxitjen e ndonje protokolli ceremonish shteterore per Darling-un as per te vellane e tij qe jeton ketu ne Tirane apo per te tjere pasardhes qe vijne nga Ismail Qemali edhe pse eshte e dhimbshme per nje shtet i cdo ngjyre politike qofte te kete te shkruar ne historine e tij ate qe ndodhi para vitit 1990 kur asnjehere dhe asnjeri prej tyre qe jetonin ne Shqiperi nuk u ftua zyrtarisht te qendronte ne nje kend modest mes turmes se madhe te atyre qe rrinin ne podiumet anesore te tribunes apo ne rreshtat e para a te dyta te ceremonive zyrtare te Dites se Pavaresise.
Darling-un e sollem ne kujtese te opinionit publik jo per keto qe pohuam me lart por per nje gjest te tij mjaft te vecante teper te mencur e te forte. Tek pasardhesit e Kryeministrit tone te pare midis shumeve qe rrine heshtur jane edhe ata qe bejne protagonizem. Zakoni i ketyre te fundit deshmi qe i perkasin nje familjeje shume te ditur eshte pasioni per te shkruar libra. Nedimi profesor ne Bari te Italise i cili lindi e jetoi gjithe kohen jashte Shqiperise se fundi ka botuar nje dhjeterafaqesh sipas te cilit origjinen e familjes se tyre ende me nje pamjaftueshmeri dokumentesh e lidh me prejardhjen e drejtperdrejte me princin e njohur te motit te Skenderbeut njekohesish vjeherr i tij Gjergj Aranit Komnenin. Nermini Falaski e cila nuk jeton me por ruajti perhere lidhje te forta me shtetaret e Tiranes ne librat e saj ndihet krenare per perkatesine nga populli shqiptar dhe prej Ismail Qemalit. Ajo me bashkeshortin e saj diplomat italian ka qene e vyer ne botimin Memorie Kujtime te nismetarit te pavaresimit si edhe te nje tufe dokumentesh interesante te marra prej arkivit te Ministrise se Puneve te Jashtme te vendit fqinj.
Darling-u ne kete tradite eshte akoma edhe me interesant. Nuk e kemi fjalen per librin Shqiperia dhe shqiptaret mirefilli veper e Ismail Qemalit botuar ne vitin 1917 ne revisten e njohur londineze Quarterly Review. Kete perle te lene menjane per shume kohe nga vemendja e shqiptareve krijim te njehershem dijetari dhe burri te madh shteti dy vite me pare Darling e botoi te shoqeruar me nje aparat te tere shpjegimesh ne gjuhen tone.
Por ajo qe ishte nje veper ne mos kryeveper veprimi historik qe nje leter te cilen ia dergoi grupit akademik te punes per trevellimeshin e ri te Enciklopedise Shqiptare. Aty ai propozoi qe zeri Ismail Qemali te mos ishte i vendosur tek germa Q por tek V. E kerkoi kete gje per hir te se vertetes se mohuar se Kryeministri i pare i te gjithe shqiptareve por edhe stergjyshi i tij mbiemrin e kishte Vlora. Pra quhej Ismail Qemal Vlora madje sipas zakonit tone te sotem thjesht duhet te thirret Ismail Vlora. Qemal ka qene emri i te atit dhe sipas kultures osmane kohe kur edhe themeluesi i shtetit shqiptar jetoi qe rregull qe duke menjanuar mbiemrin si i tille perdorej emri i te atit. Pra Ismail Qemal qene vetem dy emra. Por ndersa para vitit 1912 kjo mund te kuptohej si zakon i paqellimte po ashtu edhe ne ndonje fjalim apo shkrese edhe pak kohe pas 28 Nentorit te ketij viti duke filluar nga i njejti muaj i vitit 1944 e deri sa diktatura u shperbe mungesa e mbiemrit te vertete ka qene nje nga manipulimet historike dhe propagandistike me te medha te regjimit ideologjik te kohes. Behej per te mohuar nje nga familjet me te medha nje dinasti kombetare disa qindravjecare.
Rrefimi i kesaj intrige nuk e ka vendin ketu por nuk do te vonoje pertej 28 Nentorit te ketij viti. Rendesi ka qe Akademia e Shkencave te Shqiperise propozimin e Darling-ut e gjeti shume te arsyeshem dhe te drejte. Tashme Ismail Qemal Vlora pra Ismail Vlora gjendet tek germa V prane te pareve dhe familjes se tij.