E Diel, 1 Nëntor 2026

INUK ne Sarande prish 11ndertime pa leje

Inspektoriati ndërtimor urbanistik kombëtar ka ndërhyrë në Sarandë për prishjen e 11 ndërtimeve pa leje. Vendimi përkatës është marrë nga bashkia e këtij qyteti pas verifikimeve të dokumentacionit përkatës. Ky bashkëpunim i ngushtë i strukturave lokale me ato qëndrore po rezulton efikas, në vigjilje të sezonit të ri turistik, pasi Saranda është një nga pikat më të frekuentuara.
Ndërhyrjet e kësaj natyre nga INUK do të ndërmerren në çdo zonë, ku njësitë vendore do të vendosin për prishjen e objekteve pa leje, në përputhje me ligjin “për inspektimin e ndërtimit” dhe atë “për planifikimin e territorit”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›