IOM, 2 ditë seminar për migracionin e rregullt
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) do të organizojë Seminarin Rajonal mbi Hartimin e Politikave Efektive të Migracionit për Qëllime Punësimi në Vendet e Origjinës e të Destinacionit dhe mbi Bashkëpunimin Ndërshtetëror në Ballkanin Perëndimor në Sallën Consortium të Hotel Tiranës, në fillim të javës së ardhshme. Seminari ka si qëllim të pajisë politikëbërësit dhe praktikantët me mjetet për menaxhimin efektiv të migracionit për qëllime punësimi nga dhe drejt vendeve të tyre, nëpërmjet familjarizimit me politikat efektive dhe praktikat e kryera deri tani dhe nëpërmjet diskutimeve mbi hartimin apo përshtatjen e politikave të veçanta në përputhje me situatat specifike të migracionit.
Për këtë arsye, seminari do të përqendrohet në veçanti në tematikat; politikat e lidhura me migracionin në vendet e origjinës së migrantëve; politikat me interes për vendet e destinacionit; dhe mjetet praktike të zhvillimit të bashkëpunimit ndërshtetëror mbi çështje që lidhen me migrimin për qëllime punësimi
brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor me politika konkrete dhe shkëmbim të praktikave të mira ndërmjet pjesëmarrësve nga Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Kroacia, ish- Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Ky seminar do të ndjekë strukturën e Manualit mbi Krijimin e Politikave Efektive të Migracionit për Qëllime Punësimi në Vendet e Origjinës dhe të Destinacionit, i cili është përkthyer në të gjitha gjuhët e rajonit përfshirë gjuhën shqipe. Ai është përgatitur nga zyra e IOM-it në Tiranë në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO) dhe Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE). Objektivi kryesor i këtij Manuali është të ndihmojë në gjetjen e qasjeve dhe zgjidhjeve të reja për politikat e migracionit, për të arritur një menaxhim më të mirë të migracionit për qëllime punësimi si në
vendet e origjinës ashtu dhe në ato të destinacionit. Fjala e hapjes do të mbahet nga përfaqësues të Ministrisë shqiptare të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
në Tiranë, Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë dhe zyrës së IOM-it në Shqipëri. Pjesëmarrësit do të jenë zyrtarë të lartë të ministrisë së Punës, ministrive të Brendshme dhe ministrive të tjera të linjës nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të organizatave të punëtorëve dhe punëdhënësve, ekspertë të pavarur si edhe diplomatë të ambasadave të ndryshme në Tiranë. Seminari organizohet në kuadër të projektit Ngritja e Kapaciteteve, Rritja e Shkallës së Informimit dhe Ndërgjegjësimit për
Nxitjen e Migracionit të Rregullt në Ballkanin Perëndimor.
Email This Klikime: 11