Mjekët neuropediatër: Epilepsia zë 3.5 në sëmundjet e fëmijëve

Epilepsia zë rreth 3.5 % të sëmundjeve të fëmijëve. Kjo është bërë e ditur në Konferencën e 6- të të Shoqatës Neuropediatrike Shqiptare, organizuar dje në Tiranë, në kuadër të 70 vjetorit të lindjes së mjekut Gazmend Drishti, themeluesi i neuropediatrisë në Shqipëri. Mjekët neuropediatër kanë bërë të ditur se në vendin tonë përqindja e të fëmijëve të prekur nga epilepsia mund të jetë rreth 3.5 % e sëmundjeve të fëmijëve.
"Këto raste janë në të njëjtën incidencë, sikurse në vende e tjera të botës", deklaroi për mediat dr. Valentina Tashko, kryetarja e shoqatës neuropediatrike shqiptare. Sipas saj, më të shpeshta janë konvulsionet nga temperatura, por dhe forma të tjera të epilepsive. "Këto sëmundje janë shumë të rënda, janë refraktare, nuk përgjigjen ndaj mjekimeve me antiepileptikë dhe janë invalidizuese", u shpreh dr. Tashko, sipas së cilës, ato mund të shkaktojnë prapambetje të intelektit, të sferës njohëse, por dhe të tjera që janë mjaft të vështira, si për ta, për familjen dhe mjedisin ku jetojnë. Epilepsia paraqitet në forma të ndryshme, ndërkohë që këta persona trajtohen si nga ana mjekësore me antiepileptikë, por dhe nga ana sociale dhe të intelektit, me trajtime nëpër qendrat e shumta, apo dhe riaftësim fizik mendor. "Deri tani nuk ka një studim të mirëfilltë, por incidenca është rreth 3 % që trajtohen ambulatorisht, duke ardhur herë pas here dhe në spital të paktën një herë në 6 muaj, sipas formave dhe në raste të veçantë dhe me shtrime në spital", shtoi ndër të tjera dr. Tashko. Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, në fjalën e saj vlerësoi shërbimin e neuropediatrisë, i cili, sipas saj ka gjetur rrugën sesi të perfeksionojë veten. "Këtë e ka realizuar duke punuar, duke gjetur kohë të merren me shkencë, për të gjetur mënyrën dhe për të organizuar dhe konferenca të tilla", vlerësoi ministrja Godo, duke vënë në dukje se punimet e konferencave të neuropediatrisë kanë pasur gjithmonë nivel të lartë shkencor. Sipas saj, ato kanë dëshmuar për një nivel të lartë profesional të këtij shërbimi. Me këtë rast, ministrja uroi dhe përgëzoi shoqatën për punën e madhe shkencore dhe profesionalizmin e treguar, duke vlerësuar se Dr. Drishti ka qenë një model për brezat e mjekëve neuropediatër. Ndërkaq, duke bërë një historik të këtij shërbimi në vendin tonë, dr. Tashko bëri të ditur se ky shërbim u themelua nga dr. Drishti, pas një specializimi në vitin 1973, në Francë. Shërbimi, sipas saj, u krijua 36 vjet më parë pranë shërbimit të Pediatrisë në Qendrën Spitalore "Nënë Tereza" në Tiranë me 15 shtretër. "Dr. Drishti organizoi këtë shërbim, duke e zgjeruar atë me konsultat ambulatore për gjithë rrethet e vendit, duke krijuar një staf stabël neuropediatrish", përfundoi Dr. Tashko në vlerësimet e saj për themeluesi i neuropediatrisë në Shqipëri, Gazmend Drishti.
Ç'është epilepsia
Kriza epileptike apo sulmi epileptik paraqet çrregullim kalimtar (vazhdon për disa sekonda apo minuta), paroksizmal, patofiziologjik të funksionit të trurit, që shkaktohen nga zbrazjet e mëdha, spontane, elektrike në qelizat e trurit, neuronet. Ajo është një sëmundje kronike që shfaqet me përsëritje të vazhdueshme të krizave epileptike. Kur mbetet e vetme kjo nuk ka të bëjë me epilepsinë. Vetëm kur ato përsëriten, kjo përbën sëmundjen e epilepsisë. Epilepsia përgjithësisht është prej sëmundjeve që nga familjarët dhe rrethi shoqëror që e rrethon të sëmurin kuptohet si shumë traumatike dhe mbase kjo e rëndon deri diku edhe trajtimin e menjëhershëm të sëmundjes dhe shërimin e saj. Deri tani nuk ka një mjekim standard të epilepsisë, por, për çdo lloj epilepsie, ka një lloj mjekimi specifik që i përgjigjet gjendjes së pacientit. Mjekimet medikamentoze më të përdorura janë: Karbamazepina, Fenitoina, Oxkarbazepina, Topamaxigabapentina, Vigabatrina etj. Mjekët këshillojnë që tek fëmijët të tregohet kujdes gjatë krizave epileptike, si nga aspekti i traumave që mund të pësojnë, nga rrëzimi i menjëhershëm, ashtu edhe nga komplikimet respiratore. Së pari, duhet të bëhet lirimi i rrugëve respiratore, duke mos e lejuar të kafshojë gjuhën apo ta fusë brenda dhe, nëse kriza e sulmit epileptik nuk ndalon, vetvetiu shpejt duhet të përdorim Diazepam supost, 1-2 herë. Kjo është ajo që mund të bëjnë prindërit në kushte shtëpiake dhe për trajtim të mëtejmë ti drejtohen institucioneve të specializuara, ku marrin terapinë e duhur.
Email This Klikime: 11