Rritet përhapja e infeksioneve gripale
07/02/2009 Strukturat shëndetësore: Ndodhemi në prag të epidemisë që ka pushtuar Evropën
Program parandalimi për këto infeksione nëpërmjet automjekimit të pacientëve
Pavarësisht shtimit të shpejtë të rasteve me komplikacione shëndetësore, të shkaktuar prej ndryshimit të temperaturave gjatë dy javëve të fundit, vendi ynë ende nuk po përballet me epidemi gripale, ashtu siç po ndodh në shumë vende fqinje. Megjithatë, drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë pohojnë se rreziku mbetet tepër i lartë, veçanërisht në ditët në vijim, kur pritet që të shtohen pacientët e prekur. Zëvendësministri i Shëndetësisë Arben Ivanaj ka pohuar gjatë ditës së djeshme se që të bëhet fjalë për epidemi duhet të dyfishohet numri i rasteve nga java në javë i pacientëve të prekur. Megjithatë, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik pohohet se nga java në javë numri i pacientëve mbartës të këtyre viruseve ka kaluar nga 9 mijë deri në 14 mijë raste. Por fatkeqësisht pritet që periudha më problematike të jetë muaji shkurt dhe mars, kohë në të cilën shpërthimi i një epidemie është i mundshëm. Situata aktuale është cilësuar nga mjekët si rezultat i pritshëm i kësaj periudhe, por kërkojnë kujdes të veçantë përkundrejt kategorive të rriskuara në ditët e ardhshme.
Situata
Sipas të dhënave të raportuara nga urgjencat përkatëse të spitaleve, bëhet fjalë për një shtim të rasteve të prekura nga infeksionet gripale të natyrave të ndryshme. “Të dhënat tregojnë se kjo rritje është në të njëjtin trend sikurse dhe vitet e kaluara. Sipas statistikave të ISHP-së, jemi në atë që quhet “pragepidemie”, por infeksionet gripale janë sezonale, nuk janë jashtë sezonit. Ndërkohë që strukturat shëndetësore janë në gatishmëri dhe po monitorojnë çdo ditë situatën", - ka pohuar Ivanaj. Më problematike gjatë kësaj periudhe janë paraqitur moshat e vogla dhe ato të treta, që kanë shënuar dhe numrin më të madh të pacientëve të sëmurë që janë paraqitur për trajtim të specializuar.
Parandalimi
Përkundrejt kësaj situate, është pohuar se një pikë shumë e rëndësishme që do të mbante larg shpërthimet masive të epidemisë së gripit është edukimi i pacientëve me kujdesin që duhet të tregojnë ndaj infeksioneve virale. Veçanërisht ky kujdes duhet të tregohet kundrejt atyre kategorive që janë më të rrezikuarit, si fëmijët dhe moshat e treta. Në ndihmë të këtij procesi Ivanaj ka pohuar se nëpërmjet reformës së ndërmarrë do t’i jepet më shumë prioritet ndërgjegjësimit të pacientëve me trajtimin e kujdesshëm të simptomave të para. "Këtë çështje shumë të rëndësishme shpresojmë ta rregullojmë së shpejti me hapat që po marrim për reformimin e sistemit shëndetësor, ku përfshihet dhe edukimi i pacientëve me çështjet e infeksioneve virale, kur duhet shkuar në spital, si dhe duhet ta edukojmë si duhet prindin për kujdesin ndaj fëmijës. Për këtë janë organizuar uebsajte informuese mbi atë që quhet ‘automjekim’, - ka pohuar Ivanaj.
Simptomat
Shfaqja klinike e këtyre komplikacioneve shoqërohet me temperaturë të lartë, rezistencë të dobët trupore, probleme në rrugët e frymëmarrjes. Gjithashtu te shumë fëmijë këto shqetësime shoqërohen edhe me të vjella dhe heqje barku. Njëkohësisht simptoma të tjera që manifestojnë pacientët e vegjël janë edhe dhimbjet e kyçeve dhe dobësitë trupore që shfaqin vazhdimisht.
Vaksina
Kujdes i veçantë këshillohet të tregohet për fëmijët dhe të moshuarit. Menjëherë sapo të shfaqen simptomat e para duhet të bëhet vizita te mjeku specialist. Kjo pasi vaksina e mbërritur në vendin tonë për këtë vit nuk përmban efektet mbrojtëse ndaj tipit që po qarkullon tani, prandaj këshillohet vizita sa më shpejt te mjeku specialist, që jep trajtimin specifik.
Këshilla
Kujdes duhet treguar për mosmbajtjen e të sëmurëve në ambiente të mbyllura, sepse kështu rrezikojnë të nxitim sëmundjen më shumë. Gjithashtu është e nevojshme të konsumohen sa më shumë lëngje me përbërje vitaminash të ndryshme. Këshillohet kujdes i veçantë edhe mosveshjen trashë kur manifestohen simptomat. Ambienti në të cilin qëndrojnë duhet të ajroset vazhdimisht.