Pensione edhe për emigrantët në Itali
07/02/2009 Instituti i Sigurimeve marrëveshje bashkëpunimi me Institutin Italian të Mbrojtjes
Informimi falas për procedurat e plotësimit të skemës së sigurimeve përfituese
Emigrantët shqiptarë që ndodhen në Itali mund të informohen në lidhje me skemën e sigurimeve shoqërore falas, pa u detyruar që të kthehen në vend. Ky shërbim është finalizuar me një marrëveshje bashkëpunimi të nënshkruar ndërmjet Institutit të Sigurimeve Shoqërore në vendin tonë dhe presidentit kombëtar të ACAI-t Leonardo Maiolica. ACAI është Institut i Mbrojtjes, i cili zhvillon veprimtari informimi, asistence, konsulence dhe mbrojtjeje pa pagesë të shtetasve italianë, emigrantëve dhe imigrantëve, që ka si qëllim kryerjen e shërbimeve të mbrojtjes, asistencës dhe sigurisë shoqërore. Nëpërmjet kësaj nisme bëhet e mundur që të gjithë emigrantët që aktualisht jetojnë e punojnë në këtë shtet, por që më parë kanë pasur një periudhë kontributeve në Shqipëri, mund të përfitojnë prej saj, duke dhënë informacionet e duhura në mënyrën e aplikimit dhe procedimit të mëtejshëm që duhet të ndjekin. Ky institut merr përsipër që të përgatisë falas informacionin për pagesën e kontributeve dhe skemën e sigurimeve në Shqipëri në të dy gjuhët dhe e shpërndan atë përmes 263 zyrave që ka në Itali. “Ne kemi nisur menjëherë pas firmosjes së marrëveshjes informimin e emigrantëve lidhur me skemën e kontributeve në shumë prej zyrave tona, ndërsa shumë shpejt do të hapim zyrën e parë në Torino, ku do të punësohet një shqiptar që ka njohuri në fushën e kontributeve”,- ka pohuar Maiolica. Drejtoresha e ISSH-së në vendin tonë, Evelina Koldashi, gjatë prononcimit të djeshëm ka pohuar: “Ky takim shënon fillimin e bashkëpunimit mes ACAI-t dhe ISSH-së për informimin falas të emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali lidhur me përfitimet nga skema shqiptare. Ky bashkëpunim është në vijim të bashkëpunimeve me të gjitha institutet e mbrojtjes së të drejtave të emigrantëve që ushtrojnë të drejtat e tyre në territorin Italian.” Aktualisht vendi ynë ka lidhur marrëveshje edhe me “patronate” të tjera të rëndësishme në Itali, si INAS dhe ENAS, të cilat synojnë të garantojnë edhe një herë se çdokush që jeton sot në Itali dhe që ka pasur marrëdhënie kontributeve në Shqipëri mund t’i marrë ato. “Me këtë rast dëshiroj të siguroj gjithë shqiptarët që punojnë e jetojnë në Itali se është në detyrën tonë jo vetëm administrative, por dhe sociale për të garantuar çdo qindarkë të derdhur gjatë viteve të punës në Shqipëri dhe se përmes plotësimit të viteve të munguara do t’u bëhet e mundur plotësimi i kontributeve të nevojshme për të pasur një garanci sociale në çdo kohë edhe në vendlindjen e tyre”, - tha Koldashi.
Skema e sigurimeve
Sipas marrëveshjes së bashkëpunimit, instituti italian ACAI merr përsipër përgatitjen falas të informacionit për pagesën e kontributeve dhe skemën e sigurimeve në Shqipëri. “Siguroj gjithë shqiptarët se është në detyrën tonë jo vetëm administrative, por edhe sociale, për të garantuar çdo qindarkë të derdhur gjatë viteve të punës në Shqipëri dhe se përmes plotësimit të viteve të munguara do t’u bëhet e mundur plotësimi i kontributeve të nevojshme për të pasur një garanci sociale në çdo kohë edhe në vendlindjen e tyre.”