E Shtunë, 31 Tetor 2026

IPA, 82 milion Euro Shqipërisë

Reformat kyçe për proçesin e integrimit do të jenë pjesë e projekteve të financuara nga Komiteti i Monitorimit të Instrumentit të Para Aderimit (IPA-s).

Paketa financiare është 82 milion Euro dhe do të shërbejë për financimin e 9 projekteve që lidhen me këtë proçes dhe që fokusohet në mënyrë të veçantë në projektet për drejtësinë , infrastrutkurën dhe asistencën teknike.

Zonja Bregu e bëri të ditur këtë fakt gjatë tryezës për komitetin e monitorimit të IPA-s, të organizuar me drejtorin e Drejtorisë së Zgjerimit në KE Pierre Mirel.
 

Me qëllim menaxhimin më të mirë të fondeve të BE-së në të ardhmen, u diskutuan të gjitha pikat e dobëta edhe problemet e hasura nga ministritë e linjës dhe institucionet e tjera të përfaqësuara në takim nga zv/ministrat dhe eskpertët teknikë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›