Energjia deri në 2014-ën, s’ndryshon çmimi i dritave për familjarët
16/12/2011 ERE refuzon kërkesën e kompanisë “CEZ Shpërndarje”
Çmimet e energjisë elektrike nuk do të ndryshojnë për asnjë kategori konsumatorësh në tre vitet e ardhshme. Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë vendosi dje çmimet për periudhën 2012-2014. “Miratohet e njëjta strukturë tarifash për çdo grup të klientëve tariforë, si ajo ekzistuese. ERE, edhe përgjatë periudhës së tretë rregullatore 2012-2014 vendosi të ruajë të njëjtat çmime, si dhe sistemin tarifor me dy blloqe, duke lënë në fuqi një çmim prej 7.7 lekë/kilovat orë për konsumatorin që konsumon deri në 300 kilovat/orë dhe për ata që konsumojnë mbi këtë prag, çmimi është 13.5 lekë për kilovat orë”, - tha Sokol Ramadani, kreu i ERE-s. Gjatë shqyrtimit të planit të investimeve të kompanive energjetike, drejtues të ERE-s shprehën dyshime lidhur me fondin 6,5 miliardë lekë që CEZ synon përgjatë 2012-ës. Tarifa mesatare mbetet 9.53 lekë për kWh. Rritje do të ketë çmimi për shitjen e energjisë nga KESH për “CEZ Shpërndarje”, nga 1,48 lekë në 2.84 lekë dhe për OST nga 0,6 lekë në 0.65 lekë. Drejtori juridik i ERE-s, Eduard Elezi, tha se është marrë parasysh mbrojtja e konsumatorit dhe ulja e efektit monopol në përcaktimin përfundimtar të çmimit të energjisë. Në mbledhje u vendos që monitorimet ndaj “CEZ Shpërndarje” të jenë më të rrepta, duke marrë dhe masa ndëshkimore nëse nuk realizohet plani i investimeve për periudhën 3-vjeçare 2012 – 2014.
Tabelë
Tarifat:
Klientë të furnizuar deri në 35 kV: Çmimi lek/kWh Çmimi në pik lekë/kWh
Industri, Tregti, Bujqësi etj: 8.5 9.78
Klientë të furnizuar në tensionin e mesëm:
1. Industri 9.1 10.47
2. Tregti dhe shërbime 10 11.5
3. Furra buke, prodhim mielli 7.1 8.17
4. Bujqësi 8.7 10.01
5. Të tjerë 9.7 11.16
6. Buxhetorë 11.5 13.23
Klientë të furnizuar në tensionin e ulët:
1. Industri 10.5 12.08
2. Tregti dhe shërbime 12.2 14.03
3. Furra buke, prodhim mielli 7.6 8.74
4. Bujqësi 10.5 12.08
5. Të tjerë 9.7 11.16
6. Buxhetorë 14 16.1
Familjarët:
1. Deri në 300 kWh 7.7
2. Mbi 300 kWh 13.5