Dhoma e Tregtisë Britanike kërkon lehtësi për biznesin

Për këtë arsye, kjo Dhomë zhvilloi një drekë pune me kreun e Doganave të Shqipërisë.
Nisur edhe nga iniciativa e fundit e Bashkisë së Tiranës, anëtarët e Dhomës shprehën mendimin se ulja e kostove ndaj biznesit është tërësisht e mundshme në mënyrë që konsumatori të përfitojë çmime më të pranueshme.
Presidenti i Dhomës Britanike, Zenel Hoxha theksoi faktin se sistemi i doganave në Shqipëri ka marrë një vlerësim pozitiv nga anketimet e bëra me kompani të ndryshme, dhe organizuar nga Dhoma.
Por, gjithashtu, ai theksoi nevojën e përmirësimit të disa aspekteve, shumë lehtësisht të përmirësueshëm, dhe që kanë një ndikim në punën e kompanive. Hoxha vlerësoi nevojën për të përmirësuar praktikën doganore në mënyrë që të arrihet ulja e kostos për biznesit e cila do të çojë në uljen e çmimeve për konsumatorin shqiptar.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Flamur Gjymishka parashtroi disa nga përparësitë e punës së Doganës, ku bashkëpunimi me kompanitë për marrjen e vërejtjeve të tyre dhe përmirësimin e procedurave si edhe puna për përshtatjen e procedurave në kuadër të integrimit në BE, përbënin prioritetin e punës të ekipit drejtues të Doganës Shqiptare./Start/
2011-12-16 14:28