E Shtunë, 31 Tetor 2026

IPKO, më fuqishëm në internet

Nga Express më 15 shtator 2011 në ora 17:25

Kompania IPKO ka paralajmëruar të gjithë konsumatorët e saj se do të bëj avancim më të madh në rrjetin e përgjithshëm të internetit.

“Me avancimin e fundit në rrjetin e përgjithshëm të internetit, kompania IPKO do t’u mundësojë të gjithë përdoruesve të saj të kenë internet shumë herë më të shpejt në shtëpitë e tyre, pa paguar asgjë për cilësinë e shtuar dhe përvojën e re të cilën e merr përdoruesi gjatë përdorimit të këtij shërbimi”, thuhet në një komunikatë për media të kompanisë IPKO.

Sipas IPKO’s, përveç shpejtësisë disa herë më të madhe të internetit, përdoruesit e këtij shërbimi nuk do të kenë asnjë kufizim për qasje në internet nga “telefonat e tyre mobil, kompjuterët tabletë, laptop’ët, kompjuterët personal ose pajisjet tjera mobile të cilat lidhen me internet, njofton Kompania IPKO”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›