Rusi shfryhet në Beograd: “A ka serb që e mbron Kosovën?”
Ambasadori rus në Beograd, Alexander Konuzin ka kritikuar ashpër lidershipin serb se nuk po e mbron “territorin e saj”, Kosovën.
“A ka serbë në këtë sallë që e mbron Kosovën”, ka përsëritur disa herë me zë të lartë Konuzin gjatë samitit të sotshëm për sigurinë që u mbajt në Beograd, e ku ishte i pranishëm edhe Presidenti serb, Boris Tadic.
Ambasadori rus akuzoi NATO’n dhe KFOR’in që aktualisht po shkelin Rezolutën 1244, sepse po duan të sjellin në kufi me Serbinë doganierë dhe policë të Kosovës.
Sipas tij, aktualisht interesat serbe në Kosovë po i mbron vetëm Federata Ruse dhe Ministri i Jashtëm Vuk Jermic. E për këtë, sipas tij, dëshmon mbledhja e sotshëm e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Konuzin tha se në Serbi ka njerëz të gatshëm për t’i shituar asetet shtetërore gjithkujt tjetër, përveç Rusisë.