E Shtunë, 31 Tetor 2026

Giggs është legjendë

Nga Express më 15 shtator 2011 në ora 18:30

Patrice Evra ka thënë se bashkëlojtari i tij nga Manchester United Ryan Giggs është “legjendë” dhe futbollisti më i mirë me të cilin ka luajtur ndonjëherë.

Giggs shënoi golin e barazimit 1-1 ndaj Benficas të mërkurën mbrëma në ndeshjen e tyre të parë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Evra beson se Giggs ruan urinë për sukses sikur të jetë në fillim të karrierës së tij e jo 37 vjeq.

“Për mua ai është futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur. Është 37 vjeq por duket sikur nuk ka fituar asgjë për urinë që ka për sukses. Ai është legjendë” tha Evra për Sky Sports.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›