IPOL: EULEX-i s’po e lufton korrupsionin

Drejtues të Institutit Ballkanik të Politikave IPOL kanë vlerësuar se EULEX-i nuk ka bërë ndonjë arrestim të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, duke bërë që të zhgënjehen pritjet e qytetarëve se do të ketë lëvizje pozitive në këtë drejtim, ndërkaq kanë shtuar se ky mision po ashtu nuk ka bërë ndonjë presion publik në lidhje me reformat në gjyqësi.
Drejtori i IPOL-it, Seb Bytyqi, këto deklarata i ka bërë të premten me rastin e prezantimit të raportit të dytë vlerësues mbi punën e EULEX-it.
Duke komentuar deklaratat e zyrtarëve të EULEX-it, të cilët kohë më parë kanë paralajmëruar se do të ketë arrestime të zyrtarëve të lartë qeveritarë, nën dyshimet për korrupsion, Bytyqi ka thënë se në këtë drejtim nuk është bërë ndonjë lëvizje pozitive që do të ndikonte në luftimin e kësaj dukurie.
“Kemi pasur deklarata nga zyrtarë të lartë të EULEX-it, të cilët kanë folur për arrestimin e zyrtarëve të lartë qeveritarë apo siç i kanë quajtur ata “peshqit e mëdhenj” dhe këto deklarata kanë ndikuar që të rriten pritjet e qytetarëve në lidhje me EULEX-in. Këto pritje rrjedhimisht janë zhgënjyer, meqenëse nuk ka pasur ndonjë arrestim të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit”, ka thënë Bytyqi.
Sipas tij EULEX-i po ashtu nuk ka bërë ndonjë presion publik në lidhje me reformat në gjyqësi dhe po ashtu ka qenë i përjashtuar nga procesi i riemërimit të gjyqtarëve, duke bërë kështu që të humbet një shans për të pasur ndikim në reformat e sektorit të gjyqësisë.
Ky është raporti i dytë vlerësues i IPOLI-it mbi punën e EULEX-it dhe është vazhdimësi e raportit paraprak, i cili është publikuar tre muaj më parë.