IQT: Jashtë kushteve teknike, 15 karburante rrezikojnë licencën
25/10/2011 Nga kontrollet në shtator - tetor u gjobitën 50 subjekte me vlerë rreth 300 mijë lekë
Inspektorati Qendror Teknik ka kërkuar heqjen e licencës për 15 subjekte të tregtimit me shumicë të karburanteve. Kryeinspektori, Ardian Alushi, është shprehur se këto subjekte nuk kanë plotësuar kushtet teknike dhe u është vërejtur mangësi në dokumentacione. Emrat e kompanive të propozuara për heqje të licencës, sipas ligjit, bëhen publike pas shqyrtimit nga Ministria e Ekonomisë. Ato janë të shpërndara në të gjithë vendit, por numri më i madh i subjekteve që kanë këto mangësi rezulton të jetë në Tiranë, Durrës, etj. Sipas Alushit, nga kontrollet gjatë muajve shtator-tetor janë gjobitur 50 subjekte të tregtimit të hidrokarbureve me vlerë rreth 300 mijë lekë. Ndërkohë u janë hequr licencat edhe 25 tregtarëve me shumicë. Alushi theksoi se janë kryer kontrolle periodike për enët nën presion dhe janë vendosur gjoba tek subjektet e palicencuara për shitjen e bombolave të gazit dhe tek subjektet që nuk përmbushin kriteret e sigurisë. Sipas kryeinspektorit, kontrolle janë ushtruar edhe për pajisjet elektrike, ku nuk janë evidentuar raste të abuzimeve, pasi ky treg është i mirëorientuar. Përmbushja e detyrimeve për të mbrojtur konsumatorin nga abuzimet dhe padrejtësisë që bëhen në tregun e hidrokarbureve, është një nga hapat e ndërmarra nga Ministria e Ekonomisë, për të cilën ministri Nasip Naço, prej disa muajsh ka ngritur një grup pune. Ky grup ka si mision verifikimin e ligjshmërisë së ushtrimit të aktivitetit të shoqërive të tregtimit të naftës dhe të nënprodukteve të saj. Gjithashtu, Naço ka kërkuar nga Inspektorati Qendror Teknik zbatimin me rigorozitet të ligjit Nr. 8450, “Për përpunimin transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, dhe në rast të konstatimit të shkeljeve zbatimin me rigorozitet të të gjitha sanksioneve që parashikon ligji, nga vendosje gjobe deri në heqjen e lejes së tregtimit apo të autorizimit përkatës për ushtrimin e veprimtarisë.