IRI: Enciklopedia acaroi marrëdhëniet ndëretnike
Drejtori i Institutit IRI në Maqedoni, Xhon Kevano thotë se anketat e fundit tregojnë një rritje të lehtë të pesimizmit, dhe kjo vjen si rezultat i krizës ekonomike globale.
Kevano shpreh keqardhje për tendosjen e marrëdhënieve ndëretnike pas publikimit të enciklopedisë maqedonase.
“Bëhet fjalë për një incident fatkeq në një kohë jo të mirë, gjegjësisht dy javë para publikimit të raportit të Komisionit Evropian”, deklaroi Kevano duke shpresuar se elitat politike dhe intelektuale do t’i marrin masat për të përmirësuar gabimet në këtë dokument.