Zgjedhjet test për Kosovën dhe politikanët e saj
Në një intervistë për rrejtin britanik të BBC-së, Krasniqi tha se, nëse testi për demokracinë nuk kalon atëherë nuk duhet kërkuar fajtori tek qytetarët, por tek subjektet politike.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës tha se partitë politike qeverisëse dhe të opozitës duhet të jenë të përgjegjshme për rëndësinë politike që kanë zgjedhjet lokale dhe njëkohësisht u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë, më masivisht, në zgjedhje.
Ai e cilësoi ofertën e institucioneve të Kosovës për serbët lokalë si një prej ofertave më të mira në rajon për pakicat, ndërkohë që vlerësoi se Beogradi, me ftesën për mosdalje të serbëve të Kosovës në zgjedhje, po i pengon vetë qytetarët serbë, po e pengon integrimin dhe mirëqenien e tyre në realitetin e ri të krijuar në Kosovë.