Moti i keq bllokon tragetet në Vlorë dhe Durrës
Stuhitë dhe reshjet kanë vështirësuar lëvizjen e trageteve në të dyja portet e këtyre qyteteve.
Burime zyrtare nga kapiteneria e portit detar të Durrësit, bënë të ditur se "era e fortë me drejtim nga juglindja dhe deti me forcë 6-7 ballë kanë penguar sot në mëgjes mbërritjën sipas grafikut të trageteve nga porti i Barit (Itali), ndërsa mbrëmjen e kaluar janë shënuar vonesa nga 2-4 orë për nisjen e katër trageteve të linjës Durrës-Bari".
Ndërsa mëngjesin e sotëm në radën e portit kanë mbërritur vetëm dy nga katër tragetet e linjës Bari- Durrës. Mjetet ndihmëse lundruese dhe personeli përkatës kanë nisur manovrat për të lehtësuar hyrjen e tyre në port si dhe zbritjen e udhëtarëve dhe automjeteve.
Burimet saktësuan se "vështirësitë më të mëdha janë regjistruar mesnatën e kaluar, kur studia detare, reshjet e dendura dhe era e fortë kanë vonuar për 2-4 orë nisjen e trageteve nga Durrësi drejt portit italian të Barit, që ndodhet rreth 100 milje në perëndim të qytetit bregdetar".
Ndërkohë, në Vlorë njëri prej trageteve të linjës Brindisi-Vlorë, mbërriti me rreth 2 orë vonesë, ndërkohë që, po kryhet me vështirësi përpunimi i tij në kalatë. Krahas kësaj, sipas burimeve, është pezulluar përkohësisht përpunimi i 2-3 mjeteve të tjera lundruese të transportit, për shkak të rreziqeve që mund vijnë nga ky proces. Autoritetet portuale kanë marrë masat e nevojshme për të parandaluar situata të pakëndshme, mes të cilave përfshihet dalja në radë e disa prej mjeteve lundruese.
Gjatë mëngjesit të sotëm, niveli i dallgëve në gjirin e Vlorës, ka arritur në 2-3 ballë, ndërkohë që, në det të hapur, llogaritet të jetë në 6-7 ballë. Shpejtësia e erës, me drejtimin jug lindje, ka arritur në 10-12 metër/sek, por, me ndryshime të vazhdueshme. Në muajt e fundit, ky është rasti i parë, që shkaktohet një situatë e tillë në portin e Vlorës, rrjedhojë e motit të keq, që pritet të përmirësohet në orët në vazhdim.