Prifti: Shqipëria vend i përshatshëm për investime
Gjatë një takimi që zhvilloi dje me Kryetarin e Senatit të Kanadasë z. Noël Kinsella, Prifti theksoi se mundësitë në Shqipëri janë të shumta dhe të pashterueshme.
Rezervat e nikel, bakër dhe krom e bëjnë vendin tone admirues për të gjithë investitorët e mëdhenj ndërkombëtar të këtij lloji. Për këtë Z . Prifti i bëri ftesë kompanive kanadese, përveç energjisë të investojnë edhe në këtë sektor. Tashmë zhvillimi i sektorit privat i ka tejkaluar përmasat e biznesit të vogël apo të mesëm, duke krijuar interesa të mëdha prej kompanive prestigjioze në fushën e energjetikës që po investojnë miliona Euro në Shqipëri.
Grupi Moncada, Grupi Marseglia, etj janë tashmë kompani ndërkombëtare që i ofrohen vendit tonë për ti dhënë atij pamjen e një stacioni të destinuar për të bërë biznes të suksesshëm. Z. Kinsella fton Priftin në një takim me Ministrin Federal të Kanadasë për Energjinë. Te dy palët diskutuan për krijimin e bazës ligjore në fushën ekonomike duke synuar lidhjen e Marreveshjeve së Bashkëpunimit Ekonomik dhe Marrëveshjes së nxitjes së mbrojtjes së investimeve.