Mbahet sot Kuvendi i Akademisë Maqedonase
Kjo mbledhje zhvillohet pas tërheqjes nga qarkullimi të enciklopedisë maqedonase, botim që shkaktoi reagime të ashpra, fillimisht nga subjektet shqiptare por më pas edhe nga ato maqedonase.
Arsye është kërkesa e akademikëve shqiptarë për të verifikuar vendimet që mori kryesia e akademisë, për të tërhequr nga qarkullimi enciklopedinë e debatueshme si dhe të krijohet një redaksi e re e cila do të bëjë korrigjimet.
“Enciklopedia Maqedonase” u botua para rreth një muaji, por sapo doli në dritë shkatoi reagime të ashpra të subjekteve shqiptare.
Ajo përshkruan shqiptarët epitete ofenduese, thotë që shqiptarët kanë filluar të vijnë në Maqedoni në shekullin XVI duke ushtruar dhunë ndaj maqedonasve, si dhe ka interpretime të pasakta për UÇK-në, duke thënë se atë e kanë stërvitur ushtarët britanik dhe amerikanë, për Ali Ahmetin që drejtonte UÇK-në, që tani është kryetar i BDI-së, por edhe për figura historike si Nëna Terezë dhe Skëndërbeu.
Enciklopedia përshkruan NATO-n si “agresor modern”, ndërkohë konsiderohet tejet e politizuar duke i kushtuar më shumë vëmendje kryeministrit aktual Nikolla Gruevski sesa politikanëve të tjerë që janë më gjatë në skenën politike.
Këto fakte bënë që më pas të reagojnë edhe intelektualë dhe subjekte maqedonase.
Pas kësaj, Kryesia e Akademisë shkarkoi gjithë redaksinë e Enciklopedisë dhe mori vendim për heqjen e botimit nga qarkullimi. /BBC/start/