E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISE përcakton kriteret e Doktoratës

SHKRUAN: Jonida Tashi 07-04-2011 13:51

Instituti i Studimeve Europiane përcakton kriteret që duhet të përmbushin kandidatët të cilët kërkojnë të ndjekin studimet e Doktoratës, pranë ISE. Sipas kushteve të vendosura, së pari, kandidati duhet të zotërojë një diplomë “Master i Shkencave”, apo një diplomë tjetër studimi të barasvlershme me të, diplomë të huaj analoge me të dhe të njohur nga MASH, sipas përcaktimeve të nenit 37, të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”. Po ashtu, kërkohet që kandidati të zotërojë diplomë universitare ose certifikatë për specializime apo kualifikime postmaster, ose një diplomë ose certifikatë të barasvlerësuar me to, në përputhje me nenin 38 të Ligjit Nr.9741, datë 21.05.2007. Më së shumti preferohen kandidatë të cilët zotërojnë një diplomë që përputhet me fushën që mbulon doktorata. Pranimi për konkurrim i kandidatëve të diplomuar në fusha të tjera, veprimtaria e të cilëve ka lidhje me studimet europiane, do të shqyrtohet rast pas rasti nga Këshilli i Profesorëve të Doktoratës. “Në përputhje me kriterin 1, të standardit I.3, të Urdhrit nr.136, datë 21.03.2011 të ministrit të Arsimit dhe të Shkencës, për të fituar të drejtën për ndjekjen e studimeve të doktoratës në ISE, nota mesatare minimale është 8 (ose të jenë fituar nga studenti minimalisht 80% e pikëve, nëse vlerësimi është me pikë), si në rastin kur paraqitet diplomë universitare ose certifikatë për specializime apo kualifikime postmaster”, - sqarohet në njoftimin e Universitetit të Tiranës për këtë çështje. Përpos plotësimit të kushtit të mesatares, kandidati duhet të paraqesë një projektpropozim për temën e disertacionit, ku të paraqitet titulli i disertacionit dhe një përshkrim i përmbajtjes së tij (jo më pak se 200 fjalë), i cili do t’i nënshtrohet procesit kualifikues nga komisioni ad hoc. Disa nga kriteret e tjera të pranimit: të shprehë qartë në kërkesë qëllimin e ndjekjes së studimeve të doktoratës; të jetë i rekomanduar nga dy persona që i njohin aftësitë akademike, profesionale, kërkimore dhe personale të kandidatit. Të dy rekomanduesit duhet të zotërojnë një titull akademik dhe duhet të jenë të angazhuar në veprimtarinë e një institucioni të arsimit të lartë; të përballojë vetë shpenzimet e shkollimit. Së fundi, edhe dëshmia e gjuhës së huaj do të ketë rëndësi për kandidatët që do të përzgjidhen, ndërkohë që një gjuhë e dytë do të përbënte përparësi.

KUOTAT DHE TARIFAT E PROPOZUARA NGA UNIVERSITETI POLITEKNIK PËR VITIN E RI AKADEMIK 2011-2012

Universiteti Politeknik i Tiranës Kuota Tarifa

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit

Inxhinieri Ndërtimi 150 25 000

Inxhinieri Mjedisi 50 15 000

Inxhinieri Hidroteknik 80 15 000

Inxhinieri Gjeodet 60 15 000

Arkitekturë 100 30 000

Profili Arkitekt 75 30 000

Profili Urbanist 25 30 000

Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit

Inxhinieri Elektronike 40 20 000

Inxhinieri e Telekomunikacioneve 40 20 000

Inxhinieri Informatike 40 20 000

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

Inxhinieri Mekanike 150 20 000

Inxhinieri Materiale 50 20 000

Inxhinieri Tekstili dhe Modë 60 20 000

Inxhinieri Ekonomike 80 20 000

Fakulteti i Gjeologji-Miniera

Inxhinieri Gjeologjike 80 22 000

Inxhinieri e Gjeoburimeve 80 22 000

Inxhinieri Gjeoinformatikë 80 22 000

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Fizike

Inxhinieri Matematike 60 25000

Inxhinieri Fizike 60 25 000

Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike

Inxhinieri Elektrike Energjetike 60 20 000

Inxh. Elek. Automatizim i Industrisë 60 20 000

Inxhinieri Mekatronikë 60 20 000

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›