E Diel, 1 Nëntor 2026

ISHP: 1 nga 2 vetë vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare

ISHP deklaron se një ndër dy shqiptarë vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare. Vdekshmëri të lartë edhe nga kanceri, traumat, sëmundjet respiratore. Deklaratat në Konferencën mbarëkombëtare të Shëndetit Publik. 

TIRANE-  Shtohen gjithnjë e më shume rastet me sëmundje kronike duke u kthyer në atë që Drejtoria e Shëndetit publik e quan vrasesi i shqiptareve. Kjo është bërë e ditur gjatë Konferencës mbarëkombëtare të Shëndetit Publik, ku është theksuar se faktor risku janë pirja e duhanit dhe alkoolit, por edhe obeziteti, stresi dhe dhuna.

Sëmundje kronike në Shqipëri janë vrasësi më i madh i shqiptarëve, ndërsa sëmundjet infektive janë duke u pakësuar. Sëmundjet kronike që vrasin më shumë shqiptarët është sëmundja kardiovaskulare. Një nga dy shqiptarët vdes nga sëmundja kardiovaskulare. Kanceri është një tjetër faktor shumë i rëndësishëm, traumat, sëmundjet respiratore obstruktive të mushkërive.” Deklaroi për mediat drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, i cili vuri theksnin në bashkëpunimin ndërinstitucional me Ministrinë e Shëndetësisë.

Nga ana e saj Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo ka vënë theksin në punën që duhet bërë për të parandaluar dhe kapur në kohë sëmundjet kronike. Ajo ka deklaruar se për këtë qëllim duhet të ndertohen dhe programe kombëtare specifike.

Në konferencën që do të zhvillohet për dy ditë janë të pranishëm edhe 35 specialistë të shëndetit publik të Kosovës. Ata theksuan se është i domosdoshëm hartimi i projekjeve të përbashkëta kombëtare për të gjithë shqiptarët e Ballkanit. Ai vuri në dukje bashkëpunim dypalësh me ISHP-në, duke synuar thellimin e mëtejshëm.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›