Prokuroria perfundoi sot hetimet ndaj nje 35 vjecari i akuzuar per trafikimin e nje vajze

Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundoi hetimet ndaj një 35 vjeçari, i cili akuzohet për "trafik femrash për qëllime prostitucioni". Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar për shqyrtim në Gjykatën e Krimeve të Rënda çështjen penale në ngarkim të shtetasit Hysni Sokolaj, 35 vjeç, bënë burime zyrtare të prokurorisë. Sipas materialeve hetimore, 35-vjeçari dyshohet se ka trafikuar disa vite më parë një vajzë 20-vjeçare për qëllime prostitucioni jashtë vendit. Nga të njëjtat burime mësohet se hetimet ndaj 35 vjeçarit Sokolaj nisën në fillim të vitit 2008 pas denoncimit të vajzës në organet e rendit, që pretendon se u trafikua për prostitucion prej tij. Hysni Sokolaj u arrestua në shkurt të 2008 në një operacion të Policisë së Durrësit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
...