Italia ofron bashkepunimin e saj per partnritet mes gjykatave shqiptare dhe italiane

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u takua me kryetarin e Gjykatës së Kasacionit të Italisë, Vincenzo Carbone, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë. Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit, kryetarja Topalli, pasi vuri në dukje frymën e miqësisë mes dy vendeve, tha se "bashkëpunimi ekonomik e politik është një bazë e shkëlqyer për intensifikimin e marrëdhënieve edhe në fusha të veçanta, si gjyqësori. Zhvillimet në Shqipëri janë shumë pozitive, tha z. Carbone. Ne kemi ofruar të gjithë bashkëpunimin tonë për një partneritet mes gjykatave italiane dhe atyre shqiptare, edhe përmes shkëmbimit të përvojës mes gjyqtarëve nga të dy vendet. Ne e mirëpresim Shqipërinë të bëhet së shpejti anëtare e Organizatës së Gjykatave të Kasacionit të Europës". Në këtë kuadër kryeparlamentarja tha se forcimi i sistemit gjyqësor ka qenë një sfidë e jona. "Në këto katër vite kemi bëre reforma të mëdha ligjore, duke përmirësuar ndjeshëm legjislacionin dhe duke e përafruar me atë europian. Shqipëria është tashmë pjesë e familjeve të mëdha europiane dhe euro-atlantike. Jemi anëtarë të NATO-s dhe shumë afër dhe të BE-së. Shqipëria ka ndryshuar. Reformat kanë bërë që vendi të ecë me ritme të mëdha zhvillimi", vuri në dukje znj. Topalli. Biseda u ndal në bashkëpunimin konkret mes gjykatave të Italisë dhe Shqipërisë, përmes sistemeve të informatizuara, si dhe takimeve të ndërsjella të gjyqtarëve italianë dhe atyre shqiptarë. Gjatë takimit, Kryetarja e Kuvendit e uroi z. Carbone për festën kombëtare të Republikës së Italisë.
...