E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjuha kineze rikthehet në auditoret shqiptare

Marrëveshja u nënshkrua sot mes Rektorit të Universitetit të Tiranës, dhe ambasadorit kinez në kryeqytet. Gjuha kineze do të mësohet si gjuhë e dytë në fakultetin e gjuhëve të huaja. 

TIRANE- Gjuha kineze do të mësohet si gjuhë e dytë në fakultetin e gjuhëve të huaja. Marrëveshja është nënshkruar sot në Tiranë mes Rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule dhe ambasadorit kinez të akredituar në kryeqytet.
Gjuha kineze do të rikthehet në auditoret tona pas shumë vitesh.
Rektori Kule tha se ky është një hap që do ti paraprijë krijimit të Departamentit të gjuhëve orjentale. Fillimisht gjuha kineze do të mësohet nëpërmjet lektorëve kinezë që do të vijnë në Shqipëri dhe më pas pedagogë të posacëm që do të trajnohen në Kinë për të mundësuar dhënien mbi baza didaktike të gjuhës kineze për studentët tanë. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›