E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS,Baraj: Berisha s'mbajti premtimet e 4 viteve më parë

PS denoncoi një sërë premtimesh, të konsideruara të pambajtura, të qeverisë Berisha duke theksuar se Kryeministri ka dështuar. Sipas kandidatit për deputet në Tiranë, Besnik Baraj, Berisha gënjeu për shifrat reale të rritjes së pagave e pensioneve në këto 4 vjet. 

TIRANE- Partia Socialsite denoncoi të tjetëra premtime të pambajtura të qeverisë Berisha. Sipas kandidatit për deputet në Tiranë, Besnik Baraj, Berisha gënjeu për shifrat reale të rritjes së pagave e pensioneve në këto 4 vjet.

“Sali Berisha premtoi se do të dyfishonte pensionet e gjithë pensionistëve të qytetit dhe se do të ngushtonte diferencën mes atyre që jetojnë në qytet dhe atyre që jetojnë në fshat. Berisha e bëri këtë premtim ndaj njerëzve të këtij vendi dhe e shkeli atë. Ai dështoi përpara pensionistëve dhe çdo qytetari të Shqipërisë. Ende sot Berisha nuk e ka mbajtur premtimin e tij për dyfishim të pensioneve në qytet” theksoi Baraj.
PS ka renditur një sërë premtimesh, të konsideruara të pambajtura, të qeverisë Berisha duke theksuar se Kryeministri ka dështuar në shumë fusha.
“Katër vjet më parë Sali Berisha doli përpara veteranëve të vendit tonë dhe u premtoi atyre dhe organizatës së tyre status të veçantë dhe mbështetje financiare nga ana e qeverisë së tij. Ky një premtim i pambajtur. Berisha dështoi. Sali Berisha vazhdon të bëjë shumë premtime, por ai vazhdon njëkohësisht t’i shkelë ato. Berisha ka dështuar, ndaj është koha që ai të largohet!” theksoi Baraj përpara gazetarëve. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›