Berisha: Të rrisim bashkëpunimin duke përmirësuar infrastrukturën
Stamboll- Kryeministri Berish ka folur sot në takimin e 20 vjetorit të krijimit të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BEDZ), në Stamboll, duke kërkuar forcimin e marrëdhënieve dhe përmirësimin e infrastrukturës.
Në këtë periudhë të krizës më të vështirë europiane e botërore, ky rajon ka disa nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë dhe disa nga ekonomitë me rritjen më të madhe në botë. Gjithashtu nëse shohim marrëdhëniet midis vendeve tona, ato nuk kanë qenë asnjëherë më të mira se në këtë periudhë dhe në e rëndësishmja, asnjëherë më shumë se sot, vendet tona nuk kanë qenë të lira e demokratike, sesa jemi sot. Ndaj ne vijmë krenarë në këtë qytet, në këtë takim Vendet tona dhe BESC besoj se duhet të ecin përpara të përmirësojnë më shpejt dhe më tej infrastrukturat që lidhin vendet tona me njëri-tjetrin. Pavarësisht progresit, rajoni ka nevojë për një infrastrukturë të përshtatshme. Ekzistojnë disa iniciativa të rëndësishme në këtë drejtim,- është shprehur Berisha.
Më tej kreu i ekzekutivit ka deklaruar se ka ardhur koha për ndërtimin e rrugës egnatia dhe vënien në funksionim të saj, si një mënyrë mjaft e mirë për të forcuar marrëdhëniet mes vendeve të BESC dhe Shqipërisë.
Janë më pak se 150 kilometra të këtij Korridori që mungojnë midis Bullgarisë e Maqedoni dhe Maqedonisë e Shqipërisë dhe tregtia do të kalojë nga Tiranë në Pekin. Ne shpresojmë që në vitet që vijnë, BESC, në interesin më të mirë të vendeve tona dhe të zhvillimit global, të ndjekë një politikë më agresive në drejtim të rindërtimit të infrastrukturave lidhëse ndërkombëtare- vijoi ai.
Më tej shefi i qeverisë ka folur edhe mbi situatën në vend, duke thënë se Shqipëria po punon për ndërtimin e një hekurudhe lidhëse me Maqedoninë, apo fillimin e punimeve për koridorin 8.