E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Sigurisë miraton “zbutjen” e moratoriumit të skafeve

Pas kërkesave të vazhdueshme të opozitës, mazhoranca bëri disa lëshime, duke lejuar që në det të lundrojnë disa mjete.

Amendamenti, i propozuar nga deputetët e maxhorancës Osman Metalla, Lefter Koka dhe Dashamir Tahiri, parashikon përjashtimin nga moratoriumi të mjeteve lundruese me vela dhe të mjeteve lundruese të klasifikuara si jahte.

Pas miratimit në komisionin e Sigurisë amendamenti do të merret në shqyrtim nga komisioni i Ligjeve në ditët në vijim. Ndërkohë, grupi parlamentar i PS-së kishte sjellë më parë në Kuvend një p/ligj që kërkonte  shfuqizimin e moratoriumit të skafeve. Por, ky propozim i opozitës nuk u pranua nga maxhoranca me arsyetimin se heqja e moratoriumit do të rikthente trafikun përmes gomoneve në detin Adriatik. /Start/

                                                                                             2012-06-26 15:07
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›