Policia sekuestron tetë tonë cigare
Autori i Lajmit: red.
Tetë tonë cigare me banderola të falsifikuara janë konfiskuar dje pasdite në kompaninë “Popeco Tabak” në Strumicë. Kompania që drejtohej nga Risto Popecov, 33 vjeç, konsiderohet si distributor kryesor për Maqedoninë Juglindore i Kombinatit të Duhanit në Kumanovë, një pjesë e aksioneve të të cilit menaxhoheshin nga biznesmeni i arrestuar kumanovar, Bajrush Sejdiu. Drejtoria e të ardhurave publike ka vërtetuar se tek cigaret e konfiskuara ishin vendosur banderola të falsifikuara. Personi i arrestuar nesër do të dërgohet pranë gjykatësit hetues në Gjykatën Themelore të Shkupit. Ministria e Brendshme bëri të ditur se do të vazhdojë kontrollin e të gjitha kompanive në Maqedoni që merren me shpërndarjen e cigareve.
Ky lajm është publikuar: 01/11/2008