Vrasja në Fier, arrestohen dy persona në Holandë
Autori i Lajmit: red.
Dy djem 28-vjeçarë nga Fieri, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, janë arrestuar në Holandë, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bënë të ditur se Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana bën me dije se të arrestuarit janë Fredi dhe Sokol Aliaj, dy 28-vjeçarë nga Fieri. Mësohet se kapja e tyre është bërë në sajë të ndjekjes profesionale dhe bashkëpunimit e shkëmbimit të informacionit ndërmjet Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana me strukturat homologe në Holandë dhe Itali.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se Fredi Aliaj, 28 vjeç nga Fieri, është dënuar me 23 vjet burg nga Gjykata për Krime të Rënda me vendim të datës 7 maj 2007. Aliaj u gjet fajtor për veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, duke i shkaktuar mundime të veçanta viktimës Robert Mitro. Ky vendim është lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr. 50, datë 1 nëntor 2007. Po ashtu, është arrestuar Sokol Aliaj, të cilin Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr. 50, datë 01 nëntor 2007, e ka deklaruar fajtor, për veprën penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, duke e dënuar me 20 vjet burg. Për krimin e shëmtuar, më 7 maj 2007, Gjykata e Krimeve të Rënda dha dënimin për katër të pandehurit e vrasjes së tre viteve më parë të elektricistit nga Fieri. Ismet Boriçi dhe Fredi Aliaj janë dënuar përkatësisht me 25 dhe 23 vjet burg për veprën penale të "vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, duke i shkaktuar mundime të veçanta viktimës". Ndërkohë, Sokol Aliaj dhe Platon Pepa janë dënuar secili me 3 vjet heqje lirie, për veprën penale "moskallëzim krimi". Autori kryesor është cilësuar Ismet Boriçi, i cili është hakmarrë për një lidhje të dyshuar dashurore që elektricisti ka pasur me kushërirën e tij në Fier. I pranishëm në sallën e gjyqit ka qenë vetëm i akuzuari Platon Pepa, i arrestuar dy vite më vonë, në prill të 2006. Ndërsa tre të tjerët u dënuan në mungesë, pasi janë ende në kërkim policor. Trupi gjykues vendosi të dënojë për vrasje Ismet Boriçin dhe Fredi Aliajn, ndërsa dënoi për moskallëzim krimi Platon Pepën dhe Sokol Aliajn.
Në seancën pararendëse, prokurori i çështjes, Adnan Xholi, pati kërkuar 25 vjet burg për Ismet Boriçin, 23 vjet për Fredi Aliajn dhe nga 20 vjet burg për Platon Pepën dhe Sokol Aliajn, të cilët i konsideronte po aq fajtorë sa Boriçi dhe Fredi Aliaj. Por, pasi ka shqyrtuar të gjitha provat e paraqitura nga të dy palët, si nga mbrojtja ashtu dhe nga akuza, trupi gjykues ka vendosur që të shpallë si autorë kryesorë të vrasjes së Robert Mitros, Ismet Boriçin dhe Fredi Aliajn, të dënuar në mungesë. Historia e lidhjes dashurore të Fierit, ka ndodhur në vitin 2004 duke sjellë pengmarrjen dhe masakrimin e elektricistit Robert Mitro. Robert Mitro, 37 vjeç, nga qyteti i Fierit, punonte si hidraulik-elektricist në një pallat që po ndërtohej në Plazhin e Durrësit, te sektori "Hekurudha". Viktima u gjet disa orë më vonë nga policia që nisi hetimet pasi e konstatoi të vdekur. Autorët kryesorë u shpallën në kërkim, ndërsa ndaluan një prej të dyshuarve, Platon Pepën, kurse dy të tjerë, Aliajt, tashmë pritet të ekstradohen në Shqipëri.
Ky lajm është publikuar: 01/11/2008