Ministria e Brendshme firmos “fshesën” për emigrantët në Itali
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Ministria e Brendshme i hap rrugë policisë italiane për të nisur “fshesën” kundër emigrantëve shqiptarë përtej Adriatikut. Marrëveshja për riatdhesimin e shqiptarëve pa dokumente në Itali është firmosur dje nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, dhe Alfredo Mantovano, nënsekretar në Ministrinë e Brendshme të Italisë. Kreu i Ministrisë së Brendshme është “detyruar” nga marrëveshjet për plotësim kushti për autoritetet shqiptare që aspirojnë afrimin e rrugës drejt BE-së. Burime nga Ministria e Brendshme bënë të ditur dje se Protokolli i Zbatimit të Marrëveshjes së Ripranimit të Personave me Qëndrim të Paautorizuar mes Shqipërisë dhe Italisë mbështetet në marrëveshjen përkatëse mes dy vendeve dhe në Marrëveshjen për Ripranimin e Personave me Qëndrim të Paautorizuar mes Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian, nënshkruar në Luksemburg më 14 prill 2005.
Vendimi
Shqipëria firmos riatdhesimin e shqiptarëve dhe Italia nënshkruan Protokollin e Zbatimit të Marrëveshjes së Ripranimit të Personave me Qëndrim të Paautorizuar. Ky hap shënon plotësim kushti për autoritetet shqiptare që aspirojnë afrimin e rrugës drejt BE-së.
Në praktikë, ky hap i cili është refuzuar nga një numër vendesh që të firmoset, ndikon drejtpërdrejt te mijëra emigrantë shqiptarë që tani e tutje do t i nënshtrohen një fshese jo si ajo greke, e njëanshme, por një fshese të firmosur nga të dy palët, Tirana dhe Roma zyrtare.
Marrëveshja
Protokolli i Zbatimit të Marrëveshjes së Ripranimit të Personave me Qëndrim të Paautorizuar mes Shqipërisë dhe Italisë mbështetet në marrëveshjen përkatëse mes dy vendeve dhe në Marrëveshjen për Ripranimin e Personave me Qëndrim të Paautorizuar mes Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian, nënshkruar në Luksemburg më 14 prill 2005. Mantovano e cilësoi ndërkohë nënshkrimin e Protokollit të Zbatimit të Marrëveshjes së Ripranimit të Personave me Qëndrim të Paautorizuar një dëshmi të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy vendeve.
Takimi
Para nënshkrimit të këtij protokolli, përfaqësuesi i palës italiane, Alfredo Mantovano, nënsekretar në Ministrinë e Brendshme të Italisë, u prit në një takim të veçantë nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani. Në këtë takim, ministri Nishani i paraqiti nënsekretarit Mantovano disa nga arritjet kryesore të qeverisë shqiptare dhe posaçërisht të strukturave të zbatimit të ligjit, në luftën kundër kriminalitetit, në veçanti atij të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe korrupsionit.
Ministri i Brendshëm vlerësoi se një rol të rëndësishëm për këto arritje ka edhe niveli i lartë i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit me strukturat e zbatimit të ligjit dhe policinë italiane. Ministri Nishani informoi gjithashtu për ecurinë e projektit madhor të qeverisë shqiptare për pajisjen e qytetarëve me letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike si dhe në përpjekjet që po bën qeveria dhe strukturat policore për forcimin e mëtejshëm të sigurisë së kufijve dhe realizimin e të gjitha aspekteve të planveprimit për menaxhimin e integruar të kufijve.
Alfredo Mantovano: “Keni bërë hapa para në luftën kundër krimit”
Nënsekretari i Ministrisë së Brendshme të Italisë, Alfredo Mantovano, vlerësoi hapat e rëndësishëm të Shqipërisë si në drejtim të zhvillimit social-ekonomik, edhe në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve e korrupsionit. “Italia kohë më parë përballej me fluksin e madh të klandestinëve në kanalin e Otrantos, ndërsa sot është dëshmitare e përpjekjeve të qeverisë shqiptare që e kanë bllokuar këtë trafik”, - deklaroi Mantovano.
Pas këtij takimi vijoi ceremonia e nënshkrimit të Protokollit të Zbatimit të Marrëveshjes së Ripranimit të Personave me qëndrim të Paautorizuar mes Shqipërisë dhe Italisë nga zv.ministri i Brendshëm, Gent Strazimiri, dhe nënsekretari i Ministrisë së Brendshme të Italisë, Alfredo Mantovano. Zv.ministri Strazimiri evidentoi faktin e bashkëpunimit të suksesshëm të strukturave italiane dhe shqiptare të zbatimit të ligjit si dhe theksoi qëndrimin e pandryshueshëm për tolerancë zero ndaj veprimtarive kriminale për të mos lënë asnjë skutë të sigurt në të dy anët e Adriatikut për elementët kriminalë, qofshin shqiptarë apo italianë. Nënsekretari Mantovano vlerësoi edhe një herë sukseset e strukturave të zbatimit të ligjit në Shqipëri në luftën kundër të gjitha veprimtarive kriminale e duke u ndalur tek aspekti i trafikimit të drogës, të cilit po i bashkohet edhe krimi i falsifikimit, deklaroi se edhe në këtë drejtim Shqipëria është në rrugë të mbarë dhe ka rezultate të dukshme e konkrete.
Ky lajm është publikuar: 01/11/2008