ISHP, 5 qytete me uje te pa shendetshem
Studimet me te fundit te ISHP-se kane treguar se Tirana, Durresi Vlora, Korca dhe Lushnja kane ujin e pijshem te pashendetshem. Nga monitorimi i kryer eshte vertetuar se ne keto qytete uji ka ngarkesa mikrobiologjike mbi normen e lejuar. Ndersa problemet paraqiten ne dite dhe ne pika te vecanta te monitorimit, si pasoje e amortizimit te brendshem te rrjetit. Monitorimi i ujit te pijshem kryhet cdo dite ne te gjithe vendin, permes nje sistemi kombetar monitorimi. Drejtorite e Shendetit Publik ne rrethe kane strukturat e vecanta te inspektimit sanitar per ujin e pijshem dhe laboratore perkates ku kryhet analizimi i indekseve mikrobiologjike, fiziko-kimike (shija, era, ngjyra, turbulencat, amoniaku, nitritet, nitratet ne uje). Po keshtu analizohet edhe niveli i klorifikimit te ujit te pijshem, sipas rekomandimeve te percaktuara nga Ministria e Shendetesise. Numri i pikave te monitorimit te ujit percaktohen ne varesi te popullates se nje qyteti qe furnizohet me uje te pijshem nga Ndermarrja e Ujesjellesit.