"Jemi vend i varfer, kjo eshte zgjidhja"
Blerja e medikamenteve te lira mbeshtetet nga vete mjeket dhe personeli i QSUT-se, pasi mungesa e ilaceve eshte ndjere ne te gjitha pavijonet. Zevendesimin e medikamenteve te shtrenjta me ato te lira, mjeket e shohin si nje zgjidhje per nje vend te varfer, sic jemi ne. "Ne treg jane dy lloj ilacesh, te paret jane patente, qe do te thote te firmes dhe xhenerike, qe do te thote kopje. Te firmes dihet qe jane me te efektshem dhe me te shtrenjte, kurse kopjet kushtojne me pak. Keto jane per kushtet e vendit tone", eshte shprehur shefi i Sherbimit te Hemodializes, Myftar Barbullushi. Sipas tij, per sa i perket efektshmerise, kuptohet qe medikamentet patente jane me cilesore. "Medikamentet e firmes jane me cilesore, por te ne duhet pare zgjidhja e problemit. Nese kemi 10 leke dhe me to mund te blejme 1 medikament te shtrenjte dhe 10 te lire, atehere kjo e fundit eshte zgjidhja per Shqiperine. Pasi me 10 medikamente kurojme dhjete paciente dhe jo nje", ka theksuar Barbullushi. Si mjeket edhe drejtuesit e QSUT-se theksojne faktin se buxheti i paket ben qe te manovrohet dhe te shihen te tilla alternativa. Nese do te kishte nje perdorim te te ardhurave dytesore nga vete institucioni, atehere do te kishte me teper mundesi per sigurimin e barnave te pacienteve.
Lista e re, javen ardhshme
Drejtoria e QSUT-se do te njihet me listen e re barnave, qe do te blihen per pacientet e shtruar gjate javes se ardhshme. Kjo liste do te permbaje te gjitha medikamentet e lira dhe alternative e mundshme qe mund te blihen me fondet qe ka ne dispozicion QSUT. Specialistet jane duke punuar akoma per te pare alternativat e mundshme te barnave dhe te cmimeve, me te cilat ofrohen ne tregun shqiptar. Aktualisht, sektori ekonomik eshte duke bere edhe ndarjen e fondeve per secilin lloj medikamenti. Nderkohe qe pas perfundimit te listes do te fillojne edhe procedurat e tenderimit. Sipas rregullave do te fitojne ato firma, te cilat kane cmimet e ofertes me te uleta.