E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mjeke, parandaloni semundjet"

Ministri i Shendetesise, Nard Ndoka, u ka kerkuar mjekeve te spitalit te Durresit qe, pervec kujdesit ndaj te semureve, te merren edhe me parandalimin e semundjeve. Sipas tij, ne kete pike ka rol kryesor sherbimi i mjekut te familjes, roli i institucioneve te specializuara shendetesore per sensibilizimin e qytetareve, vendosja e bashkepunimit dhe kontrollit periodik qe ne sistemin e shkollave. "Do te ishte e rendesishme qe femijet te njiheshin me semundjet qe ne shkolle. Tekstet shkollore te permbajne njohuri baze dhe te mjaftueshme per nje femije", eshte shprehur Ndoka.
Nje tjeter pike, ku eshte ndalur kreu i Shendetesise, ka qene korrupsioni dhe rastet abuzive. "Angazhimi kunder cdo forme te abuzimit mbetet prioritar per ne, per te fituar besimin e publikut. Nje gje e tille duhet te jete prioritare edhe ketu ne Durres. Nuk eshte normale qe raste abuzimi, pavaresisht rrethanave dhe nivelit te abuzimit, te merren ne mbrojtje nga ekipet mjekesore", ka theksuar ministri Ndoka. Zv/kryeministri Oketa, njekohesisht edhe deputet i Durresit, ka theksuar se spitali i ketij qyteti duhet te permbushe standardet per t'u kthyer ne nje spital universitar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›