E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poliklinikat, me psikolog per rastet e dhunuara

Urdhri me i fundit, i dale nga Autoriteti Shendetesor Rajonal (ASHR) detyron te gjithe poliklinikat qe te punesojne nje psikolog, per trajtimin e rasteve te dhunuara. Sipas ketij urdhri, cdo qender shendetesore apo poliklinike duhet te kete nje mjek te specializuar edhe nje psikolog, te cilet do te ekzaminojne te gjitha rastet qe do te paraqiten te dhunuar. Ekzaminimi do te filloje qe nga plaget, nese do te kene, marrja e medikamenteve, si dhe ndihma psikologjike. Pervec ndihmes qe do te ofrojne, keta punonjes jane te detyruar te regjistrojne te gjitha rastet e dhunes, ku eshte shkaktuar, kush eshte i dhunuari, si dhe shkaktaret e saj. "Ne baze te ligjit, por edhe te nje udhezimi te Ministrise se Shendetesise, keto institucione shendetesore jane te detyruara qe te ofrojne ne cdo kohe ndihme mjekesore dhe psikologjike per viktimat e dhunes ne familje", deklaroi dje drejtori i ASHR-se, Mehill Gecaj. Sipas tij, cdo viktime e dhunes do te pajiset me raportin mjekesor perkates. Nderkohe qe do te kihet parasysh edhe orientimi i te dhunuarit, apo edhe dhunuesin prane sherbimeve te tjera te mbeshtetjes dhe mbrojtjes nga dhuna. Kjo nisme do te perfshije hartimin e nje regjistri te evidences se te gjitha rasteve te dhunes, si prova materiale per drejtesine.
Ndersa Inspektori i Shendetit Riprodhues eshte caktuar qe te kryeje shperndarjen e materialeve ne cdo qender shendetesore te rretheve. Po keshtu, ky inspektorat duhet te informoje punonjesit e shendetesise me detyrimet qe kane ndaj ketij urdhri dhe ligjit kunder dhunes ne familje. Aktualisht jane duke u trajnuar te gjithe punonjesit
e shendetesise, qe te marrin kontakt me te gjithe dhunuesit dhe te jene te afte per te evidentuar te gjithe te dhunuarit.

Rastet e dhunes
Dhune fizike
Dhune psikologjike
Dhune fizike ndaj femijeve
Dhuna ne familje

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›