Nuk realizoi reformat, shkarkohet kreu i DAR
Shkarkohet nga detyra drejtori i Drejtorise Rajonale te Arsimit ne Elbasan, Fatos Bajraktari. Ne vend te tij eshte emeruar i komanduar pergjegjesi i kurrikulave ne kete drejtori, Kujtim Mema. Shkarkimi i Bajraktarit eshte kryer nga Ministria e Arsimit me motivacion: "Per mosrealizim te detyrave funksionale". Realisht pozicioni i drejtorit te Arsimit ne Elbasan u lekund me fillimin e vitit te ri shkollor. Por, ishte nderhyrja e instancave lokale, qe i kerkuan ministrise qendrimin ne detyre te Fatos Bajraktarit. Me pas ka qene vete Ministria e Arsimit e pakenaqur me perfaqesuesin e saj ne Elbasan. Shkak per kete qellim ka sherbyer reforma ne arsim. Burime nga Drejtoria Arsimore u shprehen se Ministria e Arsimit i ka terhequr disa here vemendjen Fatos Bajraktarit per mosrealizim te reformes dhe realizim te detyrave funksionale te deleguara nga dikasteri i Arsimit. Nga ana tjeter, mesohet gjithashtu se edhe Bajraktari u eshte shprehur eproreve se nuk mund ta realizonte reformen ne keto kushte, pasi kishte hasur shume veshtiresi ne terren. Madje, disa levizje te bera jane shoqeruar me protesta te banoreve dhe me procese gjyqesore. Ndodhur perballe kesaj situate, Bajraktari ka pranuar se nuk mund ta realizonte reformen dhe se me mire jepte doreheqjen.
Nis shkarkimi i drejtoreve ne Elbasan
Nis levizja nga detyra e drejtoreve te disa drejtorive ne Elbasan. Keshtu pas shkarkimit te Drejtorit te Arsimit Fatos Bajraktari dhe drejtorit te Zyres se Regjistrimit te Pasurive te paluajtshme radhen e kane pasur edhe dy drejtore te tjere. Ne mbledhjen e radhes Keshilli i qarkut Elbasan ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Ndermarrjes se Seleksionit te Metaleve, Ilir Duri dhe ne vend te tij eshte emeruar, Aurel Guni. Ne te njejten kohe eshte shkarkuar nga detyra Drejtori i Qendres Balneare, Hidrotermale Llixha, Dashamir Bardhi dhe ne vend te tij eshte emeruar, Albert Shopi.
F. S