E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e jodit, gjysma e popullsise ne rrezik

Sonila Isaku
Gjysma e popullsise se vendit ka riskun te preket nga semundjet, te cilet shkaktohen nga mungesa e jodit. Ne studimin me te fundit, te kryer nga Instituti i Shendetit Publik, ka rezultuar se 55 per qind e popullates perdor kripen e jonizuar. Kurse pjesa tjeter ka riskun per t'u prekur nga semundje dhe kryesisht ato te tiroideve apo strumes (gushes). Specialistet e ISHP-se pohojne se ne vitin 1993, vetem 6,3 per qind e popullsise arrinte te merrte kripen e jodizuar. Me gjithe rritjen e perdorimit te kripes se jodizuar, perseri shifra e te rriskuarve mbetet shume e larte. "Prevalenca e deficences jodike ne popullaten e vendit eshte 55,7 per qind. Kjo shifer flet per nje ulje te ndjeshme te pamjaftueshmerise jodike, e krahasuar kjo me vitin 1993, kur 93,7 per qind e popullsise nuk e merrte kete kripe te jonizuar", kane pohuar dje specialiste te Institutit te Shendetit Publik. Sipas tyre, kripa e jonizuar qe perdoret aktualisht eshte brenda standardeve dhe nga monitorimi i bere se numri teper i larte popullsise qe kishte mangesi te medha te jodit ne vitin 1993, tani kjo shifer llogaritet 10 here me e ulet.
Mjeket, nga ana e tyre, e shohin mungesen e jodit si nje nga shkaqet me te medha te voneses mentale. Nga te dhenat e ISHP-se tregojne se mikroelementi ne vendin tone jane te uleta ne ujin e pijshem dhe ne ushqime. Ky fakt eshte i lidhur ngushte me c'rregullime si pasoje e pamjaftueshmerise jodike ne vendin tone. Specialistet ia faturojne problemin, sidomos ushqimeve qe konsumojne shqiptaret. Sipas te dhenave, shqiptaret nuk konsumojne shume peshk dhe prodhime deti. Nderkohe, uji ku jodi duhet te jete i pranishem ne masen 20 mikrograme ne 1 liter, ndodh qe te jete ne nivel zero. Por, studimi ka verejtur se femijet jane me te rrezikuarit, pasi mungesa e ketij elementi, qe eshte vetem sa nje maje luge ne te gjithe, trupin shkakton probleme serioze. Kurse per sa u perket zonave, te cilet jane me problematike, ku vihet re mungesa e jodit jane qytete te tilla si Korce, Skrapari, Mati e Diber. Njerezit ne keto zona priren te jene me pak inteligjente se ata qe kane masen e duhur te jodit.
Femijet me probleme mendore dhe fizike
Mungesa e elementit te jodit eshte teper problematike, sidomos kur behet fjale per femijet. Mjeket shpjegojne se mungesa e jodit, shkakton pasoja ne zhvillimin fizik dhe mendor te femijeve. "Kemi raste te shpeshta te femijeve me probleme te jodit ne organizem, qe vijne e kontrollohen", shpjegojne mjeket endokrinologe. Sipas tyre, femijet ne te tilla raste shfaqin shenja lodhjeje, irritimi, zbehtesi, si dhe mungese interesi per mesimet. Nese femijet kane keto simptoma, ata duhen te kontrollohen menjehere te mjeku, ne menyre qe semundja te parandalohet. Ne pergjithesi, femijet vuajne nga mungesa e jodit, kurse te rriturit, nga teprica e jodit, qe shkakton tiroidet. Keto te fundit perbejne edhe rrezik per nenat, te cilet vuajne nga kjo semundje dhe lindin femije me probleme. Specialistet kane verejtur edhe se si trashegohen te tilla probleme edhe nga nena e semure me tiroide. Keshtu, nga te dhenat e nje testi neuro-psikologjik rezulton se femijet e lindur nga nena me tiroide kane shume me teper probleme me te mesuarit se kategoria qe s'e njeh kete te dhene. Ky tregues qendron ne raportet 21 me 11 per qind. Perseritja e klases eshte gjithashtu dyfish e shprehur te femijet qe trashegojne nga prinderit pasojat e mungeses se jodit.
Semundjet
Gjendrat tiroide
Struma (gusha)
Pasoja ne zhvillimin fizik
Pasoja ne zhvillimin mendor
Semundje te kockave

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›