Kriza ekonomike botërore, dilemat e teorive moderne
“The Economist”. Kriza globale ekonomike ka ngjallur diskutime rreth teorive të vjetra dhe atyre moderne. Nga frymëzim te tekstet e kohës së Depresionit, tek e ardhmja e modeleve makroekonomike
Robert Lucas, një prej makroekonomistëve më të mëdhenj të gjeneratës së tij dhe ndjekësit e tij, po “bëjnë gabime të vjetra dhe thelbësore analitike gjithandej”. Robert Barro i Harvardit, një tjetër figurë e lartë në këtë disiplinë, po bën “argumente me të vërtetë të pabaza”. Tridhjetë vitet e kaluara të mësimeve të makroekonomisë në universitetet amerikane dhe britanike ishin “një humbje e kushtueshme kohe”.
Për ata që nuk janë të fushës, ekonomiksi ka qenë gjithnjë një shkencë e zymtë. Por, të gjitha këto sulme po vijnë nga njerëz brenda fushës: nga Brad DeLong i Universitetit të Kalifornisë, Berkeley; Paul Krugman i Princeton dhe “The New York Times”, si dhe Willem Buiter i “The London School of Economics (LSE)|, përkatësisht. Kriza makroekonomike e dy viteve të fundit po provokon, gjithashtu, një krizë besimi në makroekonomi. Në leksionet e fundit të Lionel Robbins në LSE, më 10 qershor, z. Krugman shfaqi frikën se pjesa më e madhe e makroekonomiksit të 30 viteve të fundit ishte “në mënyrë spektakolare e pavlefshme në më të mirën e rasteve dhe pozitivisht e dëmshme në më të keqen”.
Këto kritika të brendshme argumentojnë se ekonomiksi e ka humbur origjinën e krizës; nuk arriti të vlerësojë simptomat botërore dhe nuk mund të bjerë dakord tani për kurat. Në fjalë të tjera, ekonomistët e keq-lexuan ekonominë në rrugën e ngjitjes së saj, e keq-lexuan në rrugën që mori për poshtë dhe tani gabojnë për rrugën e drejtë.
Në rrugën e ngjitjes, makroekonomistët nuk ishin tërësisht të vetëkënaqur. Shumë prej tyre mendonin se flluska e banesave do të pëlciste ose dollari do të binte. Por, ata nuk prisnin që sistemi financiar të thyhej. Edhe pas përmasave që mori krisja e tregjeve ndërbankare në gusht të vitit 2007, makroekonomistët e keq-lexuan rrezikun. Pjesa më e madhe e tyre ishin optimistë rreth perspektivës së Lehman Brothers, e cila ra në shtator të vitit 2008.
Rikthimi te Kejnsi
As tani ekonomistët nuk mund të bien dakord për mënyrat më të mira të zgjidhjes së krizës. Ata, në pjesën më të madhe, e mbivlerësuan fuqinë e politikës monetare rutinë (p.sh. blerjen nga Banka Qendrore të bonove qeveritare) për të rikthyer lulëzimin. Të tjera tani nënvlerësojnë fuqinë e politikave fiskale, nëse ajo mund të arrijë të bëjë të njëjtën gjë. Të tjerë e përkrahin atë me një këmbëngulje të zjarrtë.
Ndërmjet tyre janë dhe z. DeLong dhe z. Krugman. Ata i janë kthyer për frymëzim teksteve të kohës së Depresionit, veçanërisht shkrimeve të John Maynard Keynes dhe maverikëve të harruar, të tillë si Hyman Minsky. Në shkencat humane kjo do të merrej si një dituri rutinë. Por, për shumë ekonomistë të teknologjisë së lartë është pak e padenjë. Shkencëtarët realë, në fund të fundit, nuk i shfletojnë “Parimet e Matematikës” së Njutonit, për të zgjidhur problemet bashkëkohore në fizikë.
Ata akuzojnë ekonomistët si z. DeLong dhe z. Krugman që janë kthyer mbrapa te doktrinat e vjetruara kejnsianiste — sikur të mos ishte mësuar asgjë gjatë këtyre 70 viteve të kaluara. Zotërinjtë DeLong dhe Krugman, nga ana e tyre, akuzojnë ekonomistët si z. Lucas që nuk i kthehen ekonomistëve kejnsianistë — sikur çdo gjë të ishte harruar gjatë 70 viteve të kaluara. Për z. Krugman, ne po jetojmë një “Epokë të errët të makroekonomiksit”, në të cilën urtësia e të vjetërve ka humbur.
Cila ishte kjo mençuri dhe si është harruar ajo? Historia e makroekonomiksit fillon në luftë intelektuale. Kejnsi shkroi “Teorinë e Përgjithshme të Punësimit, Interesit dhe Parasë”, e cila u publikua në vitin 1936, në një “ton të diskutueshëm të panevojshëm”, sipas disa lexuesve. Por ishte pikërisht kundërshtimi që kishte në mendje autori. Ai e pa librin si një “përpjekje për të shpëtuar nga mënyrat e zakonshme të mendimit”, që kishte trashëguar nga paraardhësit klasikë.
Mënyra klasike e të menduarit i përmbahej idesë se punësimi i plotë mund të triumfonte, sepse oferta krijonte kërkesën e saj. Në një ekonomi klasike, çfarëdo që njerëzit fitojnë ose shpenzohet ose kursehet dhe, çfarëdo që kursehet, investohet në projekte kapitale. Asgjë nuk grumbullohet, asgjë nuk rrinte kot.
Kejnsi e vlerësonte elegancën dhe lidhjen logjike të modelit klasik, virtyte që ekonomistët ende i kërkojnë. Por, kjo nuk e ndali atë që ta hidhte poshtë këtë teori. Në skemën e tij, investimi qeverisej nga shpirti kafshëror i sipërmarrësit, duke u përballur me një të ardhme të paparashikueshme. E njëjta pasiguri u jep kursimtarëve arsye që të vënë mënjanë pasurinë e tyre në aktive likuide, si para, sesa t’i angazhojnë ato në projekte të reja kapitale. Kjo preferencë e likuiditetit, siç e quante Kejnsi, administronte çmimin e letrave me vlerë financiare dhe si rrjedhojë normën e interesit. Në rast se shpirti kafshëror mbizotëronte ose preferenca e likuiditetit fryhej, ritmi i investimeve mund të tkurrej, me asnjë forcë të dukshme të tregut që do të mund ta kthente atë. U mbetej qeverive për të rigjallëruar kërkesën, duke ulur normën e interesit nëse do të ishte e mundur, ose nëpërmjet punëve publike nëse do të ishte e nevojshme.
Detyra kejnsianiste e “menaxhimit të kërkesës” jetoi më gjatë se Depresioni, duke u bërë një detyrë rutinë e qeverive. Ato u ndihmuan nga këshilltarët ekonomikë, që ndërtuan modele funksionale të ekonomisë, duke kuantifikuar (përcaktuar sasinë) e marrëdhënieve kyçe. Për pothuajse tri dekada pas Luftës së Dytë Botërore, këta këshilltarë dukej se e dinin se çfarë po bënin, duke u udhëhequr nga një lidhje në dukje e zhdrejtë midis inflacionit dhe papunësisë. Por besueshmëria e tyre nuk i mbijetoi goditjes së çmimeve të naftës në vitet 1970. Kjo i ndëshkoi ekonomitë botërore me “stagflacion”, një kombinim çoroditës i papunësisë dhe inflacionit, që konsensusi kejnsianist e preku fare pak dhe nuk arriti ta parandalojë.
Inflacion kundrejt papunësi
Rezerva Federale, e kryesuar nga Paul Volcker, arriti që ta mposhtë inflacionin amerikan në fillim të viteve 1980, megjithëse me një kosto të rëndë ndaj punësimit. Por fitorja nuk e ktheu qetësinë intelektuale. Makroekonomistët u ndanë në dy kampe, duke nxjerrë leksione të kundërta nga ky episod.
Puristët, të njohur si ekonomistë “të ujërave të ëmbla”, për shkak të universiteteve pranë liqeneve, në të cilat ishin diplomuar, ia vunë fajin e stagflacionit bankierëve nervozë qendrorë, të cilët u përpoqën të bënin shumë. Ata niseshin nga supozimet klasike se tregjet vetërregulloheshin, duke mos lënë mallra të pashitura ose punonjës të papunësuar. Përpjekjet e politikëbërësve për të zbutur rritjet dhe uljet natyrale të ekonomisë do të shkaktonin më shumë dëme sesa do të zgjidhnin punë.
Universitetet bregdetare amerikane ishin shtëpia e një pjese të madhe të ashtuquajtur pragmatistë “të ujërave të kripura”. Për ta, papunësia me dy shifra që shoqëroi luftën e z. Volcker ndaj inflacionit ishte provë e mjaftueshme se tregjet mund të keqfunksiononin. Pagat nuk mund të arrijnë të rregullohen dhe çmimet mund të ngjiten. Guriçkat në makinën ekonomike justifikonin një farë ndërhyrjeje nga politikëbërësit.
Recesionit të z. Volcker i erdhi fundi në vitin 1982. Një situatë e tillë nuk u pa më deri vitin e kaluar. Në këtë periudhë çerekshekulli qetësie, makroekonomiksi e përmirësoi gjithashtu përmbajtjen. Shkollat opozitare të mendimit u puqën. Ekonomistët e “ujërave të ëmbla” pranuan gjithashtu një pikëpamje më të kripur të politikëbërjes. Kundërshtarët e tyre përshtatën një stil më të ëmbël të hartimit të modeleve.
Mes së ëmblës dhe së kripurës
Ekonomistët e moderuar (të ashtuquajtur të njelmët - as i ëmbël as i kripur shumë -) kaluan nga universitetet në bankat qendrore. Ata nënvizuan doktrinën e shënjestrimit të inflacionit, që u përqafua në Zelandën e Re, Kanada, Britani, Suedi dhe disa tregje në zhvillim si Turqia. Ben Bernanke, kreu i Fed-it që nga viti 2006, është një kontribuues i ekonomiksit të moderuar.
Për rreth një dekadë para krizës, makroekonomistët dukej se përsëri e dinin atë që po bënin. Mënyra e tyre e të menduarit u bë në bazë të një lloji të ri të modelit funksionues të ekonomisë, i quajtur modeli i “ekuilibrit të përgjithshëm të dinamikës rastësore” (DSGE1). Kjo ndihmoi për të udhëhequr diskutimet në disa banka qendrore.
Z. Buiter, që ndihmoi në vendosjen e normave të interesit në Bankën e Anglisë nga viti 1997-2000, beson se teoritë më të fundit akademike kishin një ndikim të thellë atje. Në blog-un e tij, z. Buiter argumenton se kualifikimi në ekonomiksin modern ishte një “handikap i rëndë” në fillim të krizës financiare, kur bankat qendrore duhet të “ndërronin marshin” nga stabiliteti i çmimeve në ruajtjen e qëndrueshmërisë financiare.
Makroekonomistët modernë shqetësoheshin rreth çmimeve të të mirave dhe shërbimeve, por neglizhonin çmimet e aktiveve. Kjo vinte pjesërisht sepse ata kishin shumë besim në tregjet financiare. Në rast se çmimet e aktiveve reflektojnë parimet bazë ekonomike, pse të mos modelojmë vetëm themelet, duke injoruar hijet që ato mund të shkaktojnë në Wall Street?
Kjo ndodhte gjithashtu sepse ata kishin shumë pak interes në funksionimin e brendshëm të sistemit financiar. “Duke folur në mënyrë filozofike”, shkruan Perry Mehrling i Kolegjit Barnard, Universiteti i Kolumbias, ekonomistët janë “materialistë”, për të cilët “thasët me grurë janë më të rëndësishëm se paketat me obligacione”. Financa është një vello, që e errëson atë që realisht ka rëndësi. Siç ka thënë një poet dikur, “premtimet për të paguar nuk janë as ushqim, as veshje”.
Në shumë modele makroekonomike, si rrjedhojë, paaftësia paguese nuk mund të ndodhë. Ndërmjetësit financiarë, si bankat, shpesh nuk ekzistojnë. Dhe nëse firmat e financojnë vetveten nëpërmjet kapitalit ose borxhit është një çështje indiference. Modeli DSGE i Bankës së Anglisë për shembull, as nuk përpiqet të përfshijë ndërmjetësim financiar, si bankat. “Modeli si rrjedhojë nuk është direkt i vlefshëm për çështje ku ndërmjetësimi financiar është i rëndësisë parësore”, pohojnë krijuesit e tij. Kriza aktuale është, për fat të keq, një nga këto çështje.
Debatet fiskale
Parimet e përgjithshme ekonomike të përfshira në modelet DSGE ishin një guidë e varfër për origjinat e krizës financiare dhe i lanë mbështetësit e saj të papërgatitur për simptomat e saj. A jep ajo ndonjë ide për mënyrat më të mira të rimëkëmbjes?
Në muajt e parë të krizës, makroekonomistët kishin besim të madh në fuqitë e Fed-it dhe të bankave të tjera qendrore. Në verën e vitit 2007, pak javë pasi filloi kriza e likuiditetit të gushtit, Frederic Mishkin, një ekonomist i shquar dhe atëherë guvernator në Fed dha një fjalim sigurues në simpoziumin e Rezervës Federale në Kansas City. Ai prezantoi rezultatet e simulimeve nga modeli i Fed-it, FRB/US. Edhe në rast se çmimet e shtëpive do të binin me një të pestën në dy vitet e ardhshme, kjo rënie do të ndikonte vetëm me një reduktim me 0.25% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), sipas modelit të tij referues dhe do t’i shtonte vetëm një të dhjetën pikë përqindje normës së papunësisë. Arsyeja ishte se Fed-i do të përgjigjej “në mënyrë agresive”, me të cilën nënkuptonte një ulje në normën e rezervës federale me vetëm një pikë përqindjeje. Ai arriti në përfundimin se Banka Qendrore kishte mjetet për të mbajtur dëmin në një “nivel të menaxhueshëm”.
Që prej prezantimit të tij, Fed-i e ka ulur normën bazë me pesë pikë përqindjeje në një nivel të ulët në 0-0.25%. Armët e tij konvencionale kanë rezultuar të pamjaftueshme për këtë detyrë. Kjo ka shkundur besimin e ekonomistëve në politikën monetare. Për fat të keq, ata janë tepër në ndarë në atë që vjen më pas.
Z. Krugman dhe të tjerë mbrojnë idenë e një zgjerimi fiskal të guximshëm, duke huazuar logjikën nga Kejnsi dhe bashkëkohësi i tij, Richard Kahn. Kahn theksonte se një dollar i shpenzuar në punë publike mund të gjeneronte më shumë se një dollar prodhim në rast se shpenzimi qarkullonte në mënyrë të vazhdueshme nëpër ekonomi, duke nxitur burime që përndryshe do të kishin mbetur të fjetura.
Ekonomistët e sotëm nuk bien dakord me madhësinë e këtij shumëzuesi. Z. Barro mendon se vlerësimet e Komitetit të Këshilluesve Ekonomikë të z. Barack Obama janë në mënyrë absurde të mëdha.
Në këto rrethana, periudha e paqes intelektuale e viteve 1990 duket të ketë qenë e artë për makroekonomistët. Por konsensusi i moderuar duket gjithashtu t’i lërë studentët “të ftohtë”. Sipas David Colander, makroekonomiksi është shpesh lënda më jopopullore. “Çfarë mësuat në makro?”, pyeti z. Colander një grup të studentëve të Çikagos. “A e mësuat modelin DSGE?”. “Ne mësuam plehra të shumta si kjo”, u përgjigj njëri.
Duhet një model për të mposhtur një model
Modeli referencë makrokonomik, megjithëse jo një hedhurinë, vuajti nga disa krisje të dukshme, si supozimi i tregjeve të kompletuara ose i financës së pagabueshme. Në fakt, duke qenë se këto krisje janë të dukshme, ekonomistët janë mjaft në dijeni të tyre tashmë. Kritikët, si z. Buiter, nuk po u thonë atyre asgjë të re. Ekonomistët mund dhe nisen nga referencat. Kjo në fakt është mënyra se si ato arrijnë të publikohen. Në këtë mënyrë një numër gjithnjë e në rritje i modeleve përfshijnë një ose dy probleme financiare. Dhe ekonomistët si z. Brunnermeier po përpiqen të fusin modelet e tyre të vogla “të dërrasës së zezë” të krizës në një kuadër më të gjerë makroekonomik.
Por referencat ende kanë rëndësi. Ato e formalizojnë instinktin e brendshëm të ekonomistëve rreth asaj se ku shtrihet çarja analitike. Është pika nisëse në të cilën teorikët kthehen pas çdo udhëtimi të mprehtë. Pak ekonomistë realisht besojnë të gjitha supozimet e saj, por pak prej tyre realisht do të mund të nisnin diku tjetër.
Fatkeqësisht, janë këto modele primitive, sesa pasardhësit e tyre të sofistikuar, që shpesh ushtrojnë ndikimin më të madh në politikat botërore dhe praktikat. Kjo ndodh pjesërisht sepse këto parime fillestare qëndrojnë mjaftueshëm për të gjetur rrugën e tyre nga akademia në rrethet e politikëbërësve. Siç thekson Kejnsi, ekonomistët që ndikojnë më shumë njerëzit praktikë të veprimit janë ata që kanë vdekur, teoritë e të cilëve kanë pasur kohë të qarkullojnë nga salla e seminareve në biseda më të gjera.
Këto modele bazë janë gjithashtu me ndikim për shkak të thjeshtësisë së tyre. Të përballur me “konfuzionin” e botës reale, politikëbërësi shpesh bie pre e parimeve të larta më të vjetra dhe supozimeve më të plota. Më specifikisht, teoritë me ngjyrim janë shpesh më pak të zhdërvjellëta. Ato hedhin dritë në çfarëdo gjëje për të cilën janë të destinuara të shpjegojnë, por shkojnë pak përtej kësaj.
A do të bënin më mirë ekonomistët të fillonin nga diku tjetër? Disa mendojnë që jo. Ata marrin frymëzim nga profetët e shpërfillur si Minsky, që pranonte se ekonomia “reale” ishte e pandarë nga ajo financiare. Profetë të tillë u neglizhuan jo për atë që thanë, por për mënyrën se si e thanë. Ekonomistët e sotëm tentojnë të jenë mendjehapur rreth përmbajtjes, por teoricienë dogmatikë rreth formës. Ata janë më të dhënë ndaj teknikave të tyre sesa teorive. Ata do të besojnë diçka kur mund ta modelojnë atë.
Z. Colander, si rrjedhojë, mendon se ekonomiksi kërkon një revolucion në teknikë. Në vend të zgjidhë modelet me “dorë”, duke përdorur fuqinë e ekonomistëve për të arritur në përfundime, ai propozon simulimin e ekonomive në kompjuter. Në këtë linjë kërkimi, ekonomistët specifikojnë rregulla të thjeshta nëpërmjet të cilave agjentët ndërveprojnë me njëri-tjetrin dhe pastaj të lënë kompjuterët të punojnë, duke kryer simulime të vazhdueshme për të gjetur se çfarë modeli i paparashikuar mund të dalë. Në rast se ai ka të drejtë, atëherë makroekonomistët, ashtu si bankat teveqele, duhet të fshijnë shumë nga investimet e tyre intelektuale përpara se të ecin përsëri përpara.
z. Krugman, në kontrast, mendon se reforma ka më shumë të ngjarë të vijë nga brenda. Kejnsi, vëren ai, ishte një “konsumues i brendshëm”, që e kuptoi teorinë, që ai shkatërroi, pikërisht se ishte një herë i bindur prej saj. Në të njëjtën kohë, thotë ai, makroekonomistët duhet të kthehen në punën e pakualifikuar empirike dhe të durueshme, duke dokumentuar krizat aktuale dhe të kaluara, me shpresën se një teori e re mund të bëjë sens më vonë për të gjitha këto që ndodhën.
E ardhmja e industrisë së financave
Industria e financave është në mes të një periudhe transformuese të vlerësimit, dhe ekonomistët financiarë kanë një program të ngjeshur përpara. Ata duhet ta bëjnë këtë më shpejtësi, duke pasur parasysh vendosmërinë e politikanëve për të rindërtuar kontrollin e tregjeve financiare.
Një detyrë, gjithashtu në interes të makroekonomistëve, është të gjejnë se çfarë duhet të bëjnë bankierët qendrorë me flluskat—tani që është e qartë që ato ndodhin dhe mund të shkaktojnë dëme të mëdha kur plasin.
Një tjetër prioritet është të arrihet një kuptueshmëri më e mirë e rrezikut sistematik, për të cilin ekonomistët mendojnë se është nënvlerësuar serozisht. Shumë menaxherë rreziku në firmat financiare besonin se rreziku i tyre ishte i kontrolluar në mënyrë të përkryer, po ata kishin nevojë të dinin se çfarë po bënte kushdo tjetër, për të parë një panoramë të përgjithshme. Doli që secili po bënte gjëra të ngjashme. Kështu, kur modelet e tyre të ndërtuara filluan t’u thoshin atyre të shisnin, ata vepruan të gjithë kështu—duke bërë që çmimet të uleshin dhe duke shkrehur më tej shitjet e orientuara nga modelet ekonomike.
Disa vende tashmë presin të vendosin një rregullore të rrezikut sistematik. Ekonomistët financiarë mund të kenë këshilla të vlefshme për të ofruar. Shumë prej tyre e shohin informacionin si thelbësor. Të dhënat duhet të mblidhen nga firmat individuale dhe jo të përkeqësohen. Të dhënat totale do të duhet atëherë të publikohen. Kjo do të funksionojë më mirë, mendojnë ata, se një sistem i bazuar vetëm në mikromenaxhimin e institucioneve individuale, të cilat janë konsideruar në mënyrë të tepruar tepër domethënëse.
Ekonomistët financiarë gjithashtu kanë nevojë për teori më të mira për të shpjeguar se pse tregjet likuide bëhen papritmas jo likuide dhe si ta menaxhojnë rrezikun e “dëmit moral”—rreziku që ekzistenca e rregullimeve të qeverisë i nxit aktorët e tregut të marrin përsipër rreziqe më të mëdha se do të kishin bërë nëse nuk do e kishin pasur këtë “mbështetje”. Pasojat e trishta, pasi u la të falimentonte Lehman Brothers, veprim që kishte si synim të shkurajonte dëmin moral, treguan se mesi i krizës nuk është koha e duhur për t’u treguar i ashpër. Por kur është?
Ekspertët kanë një ide për krizat e ardhshme: të krijohet një njësi ekuivalente e Bordit të Sigurisë së Transportit Kombëtar, që heton çdo përplasje avioni civil në Amerikë. Ata preferojnë të ketë një varësi të ngjashme, pas këqyrjes në vend të çdo dështimi financiar, të shihet se çfarë e shkaktoi atë dhe çfarë leksionesh mund të mësohen dhe kush duhet ta marrë përsipër fajin.
12 Gusht 2009