ISHP: Karburantet në vend, cilësi e dobët
Cilësia e dobët e karburanteve që qarkullojnë në vend, dhe mungesa e kontrollit të makinave në pikat e koalidimit janë disa ndër shkaqet e ndotjes së ajrit. Deputeti Rahim Cota gjatë prezantimit të ndryshimit që duhet të pësoje ligji mbi ajrin në Komisionin e Mjedisit, ka kërkuar që të forcohen kontrollet në tregun e karburateve por edhe tek pikat e koalidimit të makinave.
Instituti i Shëndetit Publik përmes matjeve të bëra gjatë këtyre viteve, ka treguar se ndotja e ajrit në kryeqytet është 3 deri në 4 herë më e lartë se nivelet e përcaktuara nga Bashkimi Europian. Problem nuk është vetëm pluhuri i respirueshëm por edhe benzeni i cili gjatë viteve të fundit ka pësuar rritje të ndjeshme.
Last Updated on E Hene, 05 Prill 2010 18:29