TEC-i i Vlores, do te prodhoje energji vetem gjate tre muajve
Termocentrali i Vlores parashikohet te vihet ne pune per te prodhuar energji gjate muajve kur parashikohet qe rezervat ujore te pakesohen. Drejtori i KESH, Stojku i cili ka nen administrim TEC tha dje se, ky burim do te vihet ne pune vetem per tre muaj. Nga TEC-i do te prodhohet energji per gushtin, shtatorin dhe tetorin, me nje kosto qe vleresohet e larte, 13 leke per kilovat/ore. Punimet per ndertimin e TEC-it te Vlores kane nisur ne 1 shtator 2007 duke perfshire nenstacionin e ri te Babices dhe disa objekte te tjera, si linjen per daljen e tensionit te larte 220 KV ne nenstacionin e Fierit, linjen e tensionit te larte 220 KV me dy qarqe Fier-Babice, fuqizimi i nenstacioni i Babices me dy autotransformatore, linjat 110/ 35 KV me rajonin, nenstacioni Vlora 2 me dy transformatore, me fuqi prej 35 MVA secili. Per ndertimin e TEC-it te Vlores eshte financuar shuma prej rreth 92 milione euro, nga Banka Boterore dhe BERZH. Sasia e energjise qe do t'i shtohet rrjetit te transmetimit dhe shperndarjes me venien ne pune te TEC-it te ri te Vlores, llogaritet ne 98 MW. TEC-i i Vlores perben investimin me te madh publik si veper energjetike, pasi prej 27 vitesh nuk eshte ndertuar asnje objekt i ri prodhues i energjise. Termocentrali do te punoje me nafte te distiluar me vlere 112 milione dollaresh ne nje zone prej 6 hektaresh rreth 6 km ne veri te Vlores. Megjithate, edhe kur termocentrali i Vlores te nise nga puna, ai do te plotesonte vetem 30 per qind te nevojave te paplotesuara te kerkesave per elektricitet ne Shqiperi.