E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregu i sigurimeve, rriten te ardhurat, bien kontratat

Gjithnje e me shume tregu i sigurimeve ne vendin tone, po orientohet nga sigurimet vullnetare. Por sipas raportit te Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare, per dy muajt e pare te vitit 2010, te ardhurat ne tregun e sigurimeve jane rritur, por nga ana tjeter numri i kontratave ka rene. Per tregun e sigurimeve gjate dy muajve te pare te vitit mesohet se ne harkun kohor te pak viteve, tregu i sigurimeve gjendet me nje strukture te permiresuar ne favor te sigurimeve vullnetare, qe ne janar - shkurt 2010 sollen 59 % te primeve te sigurimit. Primet e sigurimit vullnetar arriten rreth 812 milione leke, ose 41.28 % me shume se ne janar - shkurt te vitit 2009. Nga ana tjeter verehet nje renie tek te ardhurat e kompanive nga sigurimet e detyrueshme. Keshtu primet ne sigurimet e detyrueshme motorike arriten shifren 569 milione leke, ose 17.44 % me pak se ne te njejten periudhe te vitit te kaluar. Tendence tjeter qe eshte hasur ne tregun e sigurimeve eshte rritja e te ardhurave per kompanite, por renie e numrin e kontratave. Te ardhurat e pergjithshme ne tregun e sigurimeve per dy muaj e pare te vitit, arriten rreth 1.380 milione leke, ose 10 % me shume se ne te njejten periudhe te vitit te kaluar. Por gjate periudhes janar -shkurt 2010 numri i kontratave te sigurimit te lidhura arriti ne 85.611 duke shenuar nje ulje prej rreth 18 %, krahasuar me janar - shkurtin 2009. Pare nga kendveshtrimi i ndarjes se tregut sipas llojit te sigurimit i detyrueshem dhe vullnetar, primet e shkruara bruto te sigurimit vullnetar zene 59 % dhe primet e shkruara bruto te sigurimit te detyrueshem zene 41 % te totalit te tregut. Rritja e volumit te primeve te shkruara bruto ne sigurimin vullnetar tregon per nje ndryshim te struktures se tregut te sigurimeve ndikuar nga rritja e ndjeshme e sigurimeve vullnetare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›